Ka vite që Kosova është shndërruar në një vend ku e tërë ekonomia kryesore e vendit, ndonëse në gjendje të brishtë, është e koncentruar vetëm në një grup të vogël njerëzish dhe biznesesh që janë këmbë e krye të lidhura me pushtetarët e pasluftës, e në veçanti me ata të dekadës së fundit, të cilëve nuk ua prish terezinë as gjyqësia e prokuroria.
Sipas deputetëve të opozitës, ekspertëve dhe shoqërisë civile, nuk duhet të habitemi pse e kemi këtë gjendje të mjerë ekonomike, me qindra e mijëra të papunë dhe me qindra e mijëra të ikur nga skamja e varfëria dhe dhjetëra e mijëra veta që mbijetojnë nga asistencat sociale.
Ekspertë të çështjeve ekonomike ndërkaq thonë se pas kompanive në sektorë të ndryshëm qëndrojnë apo janë “bashkëpronar”, jozyrtarisht, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, duke favorizuar kompanitë oligarkike.
Ata shprehen se më shumë se një dekadë në Kosovë sektori i ndërtimit ka marrë hov, biznese tregtare me kapital të lartë, por asnjëherë nuk kërkohet burimi i parasë.
Lidhja e politikës me biznese, sipas tyre, dëshmohet me faktin se disa biznesmenë që udhëheqin kompani të mëdha tashmë janë bërë pjesë e politikës, ndonëse ka edhe politikanë, të cilët janë bërë biznesmenë.
“Ndikimi i këtyre grupeve oligarkësh është shumë i madh, sepse ato e kanë fjalën kryesore qoftë tek importet kryesore, te shkatërrimi i bjeshkëve, te shkatërrimi i lumenjve, te biznesi me derivate e naftës, ndërtimet, telefonia, e shumëçka tjetër profitabile që këmbë e krye është në dorën e oligarkëve, prapa të cilëve qëndron pushteti aktual”, shprehet deputeti Bali Muharremaj. /Kosova Sot/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIndia, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp