Më 20 janar 2012, Visar Zogiani po bëhej gati të luante ndeshjen e karrierës. Sa afrohej koha të luhej ndeshja e Kupës së Francës ndërmjet skuadrës së tij të para katër vjetëve, Sable sur Sarthe, kundër gjigantit francez PSG, emocionet për Zogianin po shtoheshin.
Por, tri ditë para se të zhvillohej kjo ndeshje, Zogianit iu shua shpresa për të luajtur ndeshjen jetësore. Ai pësoi një lëndim, që e la jashtë ekipit bazë.
“Në stërvitje pësova një lëndim serioz nga një bashkëlojtar, lëndim i cili ma pamundësoi paraqitjen në ndeshjen kundër PSG-së”, kujton fatin e hidhur Zogiani.
PSG-ja atëbotë udhëhiqej nga njëri prej trajnerëve më të suksesshëm në botë, Carlo Anelotti. Në PSG luanin edhe yjet si Pastore, Menez, Sakho, Sissoko, Sirigu, Cameiro, Nene, Maxwell e disa të tjerë, shkruan sot Koha Ditore.
E për Zogianin ky është meraku jetësor që nuk pati mundësi të ndajë një fushë kundër yjeve të PSG-së.
“Sa të kem jetë do të më mbetet pikë në zemër që nuk kam mundur të paraqitem në këtë ndeshje, edhe pse trajneri më përfshiu në 18-shen e lojtarëve”, ka theksuar Zogiani.
Por Zogiani e di mirë se ndryshe është kur përfshihesh vetëm në ekip e ndryshe kur luan.
“Do të ishte ndjenjë tjetër sikur të paraqitesha në fushë, qoftë edhe disa minuta. Ndeshja luhej para 25 mijë shikuesve”, ka thënë Zogiani.
Zogiani u desh të pajtohej me fatin e tij. Ai e shikoi ndeshjen nga bankina, dhe pas saj ishte afruar për t’i përshëndetur yjet e PSG-së.
“E kam fanellën e Menezit dhe lojtarit turk që luan në Përfaqësuesen e Turqisë, Mevlan Erdinç”, ka thënë Zogiani që në Francë qëndroi për dy vjet, pasi kishte kaluar provat në ekipin francez jo fort të njohur.
Pos fotove me futbollistët dhe të fanellave, Zogiani së bashku me bashkëlojtarët e tjerë pati një ftesë speciale të kryeministrit të asaj kohe, Francois Fillon.
“Kemi qenë të ftuar nga kryeministri për një drekë dhe na ka përgëzuar për arritjen në Kupën e Francës, pasi kemi arritur të ngrihemi mes 32 ekipeve më të mira të vendit”, ka thënë ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
“Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona” – Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta
Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës
Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit
“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal
Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje
"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës