LAJMI I FUNDIT:

Mungojnë kuadrot defektologë në Maqedoni

Mungojnë kuadrot defektologë në Maqedoni
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Fëmijët shqiptarë me nevoja të veçanta nga Struga, në mungesë të kuadrit shqiptarë janë të detyruar që mësimin ta ndjekin në gjuhën maqedonase. Drejtori i Shkollës fillore Vëllezërit Milladinovci, Shkëlqim Aliu thotë se më 11 nëntor 2015, kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit punësimin e një defektologu shqiptar, me këtë edhe hapjen e një paralele në gjuhën shqipe, por përgjigja që morën ishte negative, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Drejtori Aliu gjithashtu thotë se për të mos mbetur jashtë procesit arsimor, disa nga fëmijët përfshihen në arsimin e rregullt. Defektologia e vetme Sonja Maxhoska vlerëson se të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta duhet të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

“Duke patur parasysh problemet që kanë fëmijët me nevoja të veçanta do të jetë shumë më mirë të ndjekin mësimin në gjuhën e tyre amtare, kryesisht për shkak të nevojave të veçanta që i kanë. Do të apeloja tek prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta që të diagnostifikojnë sëmundjen sa më herët, ta zbulojnë sa më herët problemin, si dhe të vizitojnë sa më shpejtë komisionin për shpërndarje dhe kategorizim me qëllim të arsimimit sa më adekuat dhe rehabilitim të plotë”, tha për Alsat-M, Sonja Maxhoska, defektologe.


Për të hapur një paralele të tillë kërkohet pëlqimi nga ministria e arsimit, gjë që deri më sot nuk është bërë thonë nga komuna e Strugës. Po ashtu theksojnë se në Strugë ka nevojë të punësohen defektolog shqiptarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori