LAJMI I FUNDIT:

Kondogbia optimist, beson në vendin e tretë

Kondogbia optimist, beson në vendin e tretë

Interi ka paguar për gabimet e bëra shumë herët sipas Geoffrey Kondogbias, por ai ende beson në vendin e tretë.

Nerazzurrët e kishin nisur shumë mirë kampionatin dhe ishin në krye deri në janar, por tani janë larg tetë pikë nga vendi i tretë që mbahet nga Roma.


Kondogbia, që ka ardhur nga Monaco për 38 milionë euro këtë verë, thotë se skuadra ka paguar për gabimet.

“Liga e Kampionëve? Matematikisht ende nuk ka mbaruar dhe ne nuk duhet të ndalemi, por të besojmë se mund të arrijmë në vendin e tretë”.

“Është e turpshme të lësh pikë rrugës siç kemi lënë ne. Jemi duke i paguar ato dështime”.

“Kombëtarja e Francës? Kam qenë i lënduar në dy ndeshjet e fundit miqësore, por nuk e di se a është kjo arsyeja pse nuk jam ftuar”, ka thënë Kondogbia. /Telegrafi/