LAJMI I FUNDIT:

Chelsea ndan 97 milionë funte për Pogban

Chelsea ndan 97 milionë funte për Pogban

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich është i gatshëm që ta përmbush klauzolën e blerjes së Paul Pogbas.

The Sun shkruan se miliarderi rus thuhet se është i gatshëm që të paguajë 97 milionë funte për reprezentuesin francez të Juventusit.

Mediat italiane pohojnë se pronari i Chelseat ka ftuar zyrtarët e Juventusit në Londër për një darkë pune, ku do të diskutojnë rreth bashkëpunimit.


Gjithashtu Chelsea është i interesuar edhe për dyshen e mbrojtjes së kampionit italian, Leonardo Bonuccit dhe Giorgio Chiellinit. /Telegrafi/