LAJMI I FUNDIT:

Do të pranohen dorëheqjet e LSDM-së dhe nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Do të pranohen dorëheqjet e LSDM-së dhe nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Sipas informacioneve të fundit jozyrtare nga Kuvendi, shumica qeveritare VMRO DPMNE – BDI, do të pranojë dorëheqjet e ministrave dhe zv/ministrave të LSDM-së dhe do të emërojnë ministra nga radhët e VMRO-së në vend të tyre, mëson Televizioni Shenja.

Për shkak se me një hap të tillë konsiderohet e dështuar Marrëveshja e Përzhinos, pushteti pritet të vendos që mos ta shpërndajë Kuvendin dhe të anulojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të parashikuara për më 5 qershor.

Siç mëson Shenja, ata do të vendosin që zgjedhjet parlamentare të mbahen në afat të rregullt, në pranverë të 2018-tës. Në orët në vazhdim pritet që këto informacione të konfirmohen edhe zyrtarisht, me iniciativë në Kuvend. Nëse dështon Marrëveshja e Përzhinos, ngelen të paqarta edhe të arriturat e deritanishme që burojnë pikërisht nga kjo marrëveshje, si funksionimi i Prokurorisë Speciale./Telegrafi/