LAJMI I FUNDIT:

Qeveria do të mbështes komunat për zhvillim ekonomik

Qeveria do të mbështes komunat për zhvillim ekonomik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në Konferencën “Zhvillimi Ekonomik Lokal”, të organizuar në bashkëpunim me presidenten Atifete Jahjaga. Në takim ishin të pranishëm kryetarë të komunave dhe përfaqësues të odave ekonomike në Kosovë.

Para të pranishmëve, kryeministri Mustafa tha se ky takim i organizuar me iniciativën e presidentes Jahjaga ka për synim pasqyrimin e vlerësimeve nga komunat dhe bizneset për realizimin e synimeve zhvillimore dhe për përmbushjen e pritjeve të qytetarëve.

Kryeministri Mustafa ka vlerësuar se nëpër komunat e Kosovës është bërë një punë shumë e madhe dhe e mirë, është ndërtuar një infrastrukturë e konsiderueshme rrugore, shkollore, shëndetësore. “Nëpër komuna kryesisht janë zgjidhur problemet emergjente dhe çdo njëra nga komunat veç e veç i dinë prioritetet e radhës. Bizneset janë profilizuar sipas standardeve të larta, i kanë kërkesat e adresuara dhe shprehin gatishmërinë e tyre për bashkëpunim. Politikat fiskale të cilat janë ndërmarrë nga Qeveria parapëlqehen nga sektori i bizneseve, dhe kjo më gëzon veçmas, andaj në terren flitet me terma konkrete dhe jo me vlerësime të përgjithësuara. Vlerësoj se kemi arritur një zhvillim ekonomik, punësim, konkurrencë, dhe këtë ta shndërrojmë në prioritet të qeverisjes dhe në prioritet të bizneseve, por këtë nuk kemi arritur ta shndërrojmë në prioritet të opinionit publik”, tha kryeministri.


Po ashtu Mustafa, tha se opinioni publik është akoma i stërngarkuar me kauza politike të cilat nuk prodhojnë efekte zhvillimore, nuk ndihmojnë në tërheqjen e investimeve të huaja direkte. “Njerëzit po punojnë, bizneset po zhvillohen, fushat sociale po stabilizohen, komunat po përpiqen ta bëjnë punën e tyre në mënyrë që të krijojnë një mirëqenie ekonomike, sociale të qytetarëve tanë. Mendoj se edhe nga aspekti ligjor situata po përmirësohet, sepse shtyllat e drejtësisë me ndryshimet e fundit kushtetuese janë bërë krejtësisht të pavarura dhe të pa ndikuara, por edhe nga fakti që Prokuroria e Shtetit, organet e gjyqësisë, po tregohen efikase në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, sesa që ishin më parë. Krimi dhe korrupsioni më nuk mbeten çështje vetëm për të cilat diskutohet, por çështje të cilat po luftohen, po ndiqen konkretisht me argumente dhe me fakte”, tha ai.

Kryeministri Isa Mustafa, shprehu përkushtimin e Qeverisë edhe për trajtimin e çështjeve në interes të komunave lidhur me sferën ekonomike dhe reformat e pushtetit lokal. “Vitin e kaluar ne nënshkruam Marrëveshjen për Stabilizim Asociim e cila hyri në fuqi më 1 prill të këtij viti, e cila është një e arritur shumë e madhe e Kosovës dhe të cilën do ta afirmojmë më shumë sesa që e kemi afirmuar deri më tani. Vitin e kaluar po ashtu Kosova përfitoi nga Korporata e Sfidave të Mileniumit dhe atë me një mbështetje të fuqishme të presidentes tonë, gjë që flet se ne kemi filluar të përmbushim disa nga kriteret themelore që kanë të bëjnë me forcimin e shtetit ligjor, në luftën kundër korrupsionit, të cilat janë kritere që ky institucion prestigjioz i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka marrë parasysh kur ka vendosur që edhe ne të na rangoj aty ku e kemi vendin”.

“Tani, po ashtu, kemi plotësuar edhe kriteret për liberalizimin e vizave dhe presim që bizneset tona dhe qytetarët tanë të udhëtojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian. Me Fondin Monetar Ndërkombëtar po zhvillojmë programin e përbashkët përmes të cilit kemi arritur të stabilizojmë buxhetin, të ulim deficitin tregtar, të rrisim bilancin bankar dhe të sigurojmë të drejtën për të kredituar projekte të cilat gjenerojnë zhvillim dhe gjenerojnë punësim. Kemi arritur po ashtu të ngritim nivelin e marrëdhënieve me institucionet tjera financiare ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, me Bankën Investive Evropiane dhe me Bankën Botërore dhe përmes kësaj ne kemi arritur që të bëjmë marrëveshjen e parë për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, që është investimi më i madh që po ndodh në Kosovë paslufte dhe përmes të cilit ne jo vetëm që do të angazhojmë një pjesë të madhe të operativës tonë ndërtimore dhe operativës tjetër, por do të sigurojmë energji dhe perspektivë për zhvillimin e bizneseve në periudhën e ardhshme”, tha kryeministri, duke vlerësuar edhe ecurinë e mirë në sektorin bankar dhe mbështetjes së tyre për bizneset si dhe ecurinë pozitive sa i përket investimeve të huaja direkte. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori