Benjamin Franklin nuk kishte dëgjuar për Mossack Fonseca, kur ai vërejti “asgjë nuk mund të thuhet që është e sigurt, përveç vdekjes dhe taksave”. Firma ligjore me bazë në Panama mund ta kishte ndryshuar mendjen e tij. Mossack është në qendër të një skandali të madh fiskal dhe pastrimit të parave, që po vjen në dritë me të ashtuquajturën “dokumentat e Panamasë”. Çfarë saktësisht janë këto dokumente dhe pse ata kanë rëndësi, shpjegon The Economist?
Kompani të tilla si Mossack janë të specializuara për të ndihmuar të huajt të fshehin pasurinë. Klientët mund të duan të mbajnë paratë larg nga gratë me të cilat do divorcohen së shpejti, të shmangin sanksione, të pastrojnë paratë, ose të shmangin taksat. Mjetet kryesore për ta bërë këtë janë kompani anonime guacka (të cilat ekzistojnë vetëm në letër) dhe llogaritë përtej detit në parajsat e taksave (të cilat shoqërohen me ruajtje të sekretit bankar dhe mjedis me taksa të ulëta). Këto struktura fshehin identitetin e pronarit të vërtetë të parave, duke i kanalizuar në juridiksione të tilla si Panama.
Por autoritetet (dhe ish-gratë e pakënaqura) vetëm sa kishin bërë pak pushim. Mbi 11 milion dokumente kanë rrjedhur nga zyrat e fshehta të Mossack. Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ) këtë fundjavë doli në publik me të gjetjet e tij se firma kishte, me dashje ose pa dashje, ndihmuar klientët të shmangnin tatimin, të pastronin para, ose të maskonin origjinën e tyre.
Më e habitshme se metodat e tyre, të cilat janë të njohura, ishte shkalla e aktivitetit dhe njerëzit e përfshirë. 2.6 terabyte të dhëna mendohet të përmbajnë informacion në lidhje me 214,500 kompanitë në 21 juridiksione përtej detit dhe emrat e më shumë se 14.000 ndërmjetës (të tilla si bankat dhe firmat e ligjit), me të cilët thuhet se ka punuar firma ligjore.
Edhe pse në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet se të gjitha këto janë kriminale ose kanë punuar në hije, shembujt e parë publike kanë përbërë lajm. Në listë janë njerëz si presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i cili premtoi se do të shiste interesat e tij të biznesit me marrjen e detyrës. Ai duket se ka transferuar vetëm asetet në një guackë përtej detit. Krerë të tjerë të qeverisë, ai i Rusisë, Vladimir Putin dhe Islandës, Sigmundur David Gunnlaugsson janë të dyshuar se kanë fshehur pronësinë e aseteve përtej detit duke i vënë ata në emrat e miqve apo të afërmve. Mossack mohon çdo keqbërje, ashtu si Gunnlaugsson. Një zëdhënës i zotit Putin ka denoncuar akuzat si një rast i “Putinofobia”.
Pas cilësimeve fillestare dhe turpit do të bëhet më e qartë në javët e ardhshme se cilët i kanë përdorur këto struktura për arsye të dyshimta. Ndërsa shembuj të industrisë përtej detit, që kanë mundësuar diktatorët, terroristët dhe kartelet e drogës (me të drejtë) do të tërheqin pjesën më të madhe të vëmendjes, do të ishte një turp nëse elemente të tjera do të shpëtojnë. Industria globale e ofruesve të shërbimeve, të cilat shesin sekretin financiar për ata që mund të përballojë atë, në disa raste vetëm sa i ka vënë festen mbi sy politikave tatimore të hartuara dobët.
Rreth 8% e pasurisë botërore ( 7.6 trilionë dollarë sipas Gabriel Zucman, ekonomiste) ndodhet në llogari përtej detit, shumica e të cilës e vendosur në mënyrë të përkryer me ligj. Por e ligjshme apo jo, gazetat që janë duke u nisur nga rasti i Mossack dhe të ngjashme si ai do të arrijnë një akord. Ata janë në një mendje me idenë mbizotëruese: ka një shkëputje themelore mes elitave globale dhe pjesës tjetër, për të cilët taksat janë aq të sigurta sa vdekja. /The Economist/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIndia, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp