LAJMI I FUNDIT:

U votuan kandidatët e rinj të BDI-së

U votuan kandidatët e rinj të BDI-së

Janë votuar kandidatët e rinj për ministra dhe zv. ministra të qeverisë së Maqedonisë, të cilët u propozuan nga BDI-ja, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pasi që dhanë deklaratën solemne, të propozuarit u votuan një nga një me shumicë votash, ndërkaq kundër tyre ishin 30 deputetë. Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov, paraprakisht njoftoi se kjo parti nuk do t’i përkrah kandidaturat e tyre.

Ai e pyeti kryeministrin Dimitriev për arsyen e ndryshimit të qëndrimit të tij për këto kandidatë, ndërkaq i pyeti edhe kuadrot më të rëndësishëm të VMRO-DPMNE-së përse nuk ndodhen në Kuvend gjatë rasteve të rëndësishme, e më pastaj lavdërohen në Facebook./Telegrafi/