LAJMI I FUNDIT:

Dimitrievi nuk e pranon Maksutin për zëvendësministër të Mbrojtjes

Dimitrievi nuk e pranon Maksutin për zëvendësministër të Mbrojtjes

Kandidati për zëvendësministër të Ministrisë së Mbrojtjes, Bekim Maksuti, që është pjesë e listës së kuadrove të rinj të Qeverisë nga kjo parti, nuk është në propozimin për ministra dhe zëvendësministra të rinj që kryeministri Emil Dimitriev e ka dorëzuar deri te kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski, njofton Portalb.

Kjo e fundit është konfirmuar nga dokumenti zyrtar që Qeveria ia ka dorëzuar Kuvendit.

Jo-zyrtarisht, flitet se propozimi që Maksuti të bëhet zv/ministër i Mbrojtjes është i papranueshëm për VMRO-DPMNE-në, ndërkaq si arsye thuhet se në vitin 2012 bashkë me ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes Fatmir Besimi, me uniform të ARM-së është përkulur përpara pllakës-përkujtimore të UÇK-së në Sllupçan.


Ende nuk dihet që BDI do të propozojë emër të ri, apo do të tentojë që Maksuti të ngelet në listën e ministrave të propozuar.

Përndryshe, dje Kuvendi i konstatoi dorëheqjen e ministrave të deritanishëm të Kuvendit./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori