LAJMI I FUNDIT:

Përse Ali Ahmeti theri një viç për një bërxollë?

Përse Ali Ahmeti theri një viç për një bërxollë?

U dëshmua (për kushedi satën herë) që BDI nuk punon për Maqedoninë, që BDI punon për veten dhe për interesat e veta. Që është normale. Mos vallë ndonjë arti tjetër punon për interesat e ndonjë partie të tretë? Jo. BDI asnjëherë. Por fenomeni Ali Ahmeti në politikën e Maqedonisë me sa duket nuk ka pandan në anën e kundërt. Unik është Ali Ahmeti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Deri më tani një pesë-gjashtë herë ka “dalë” nga qeveria dhe është “grind” me Gruevskin, gjithnjë pa(vetëdije) duke e nxehur opinion opozitar se Ahmeti do ta lozka rolin e njeriut që do t’ia jep goditjen e fundit Gruevskit.

Kjo nuk do të ndodh asnjëherë. Së paku jo derisa Gruevski ka një shumicë të konsiderueshme në parlament, dhe jo në mënyrë të cilën e dëshiron një pjesë e opinionit opozitar. Ahmeti asnjëherë nuk do ta tradhtojë Gruevskin në kuptimin që ti organizojë funeral politik, kjo as që duhet të pritet e as do të ishte e drejtë për dy partnerë të cilët 8 vite në pushtet kuptoheshin shumë më mirë se sa që dikush shpresonte. Së paku për një “nacionalist” dhe një “terrorist”.


Ahmeti gjithnjë do të gjejë gjysmë-zgjidhje që do të lë të nënkuptohet se koalicioni mund të mbahet i gjallë, asnjëherë nuk do ti jep fund. Madje edhe nëse nga ai këtë e kërkojnë të huajit, ai do të gjejë forma ta mbajë me kashtë binjakun e tij politik, njofton Faktor.

Interpretimi më i ri i Abdilaqim Ademit është se ministrat kanë dhënë dorëheqje, por BDI nuk e braktis qeverinë. Njëjtë thotë edhe lideri i VMRO DPMNE, Gruevski. Nuk ka krizë qeveritare, vetëm një dridhje të vogël. Gjithkush ka të drejtë ti zëvendësojë ministrat e vetë, tha ish kryeministri. LSDM pret të vijë e mërkura. Të shihet nëse do të ketë zgjedhje më 5 qershor. Anketat po treguakan afrim?!

Këtyre ditëve, të huajit si në kor shfaqen para mediumeve dhe mes rreshtash kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve. Vanhoutte madje tha që zgjedhjet në 5 qershor do të ishin funeral për mbetjet e demokracisë. Mizore.

Por kjo nuk ka rëndësi për Ahmetin. Ai bëri një manovër për ta shpëtuar Musa Xhaferin nga zëvendësimi prej pozitës së zëvendës kryeministrit. Jo vetëm Musa, të gjithë le të shkojnë! Për një bërxollë therën viçin. Për demokracinë bëhet fjalë! E ajo është e parëndësishme nëse ministrat e BDI nuk janë në pushtet?! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori