LAJMI I FUNDIT:

Pacolli, Vuçiqit: Sikur të kisha pushtet, ta kisha ndalu retorikën primitive

Pacolli, Vuçiqit: Sikur të kisha pushtet, ta kisha ndalu retorikën primitive

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka komentuar deklaratat dhe vizitën e sotme të kryeministrit serb, Aleksadar Vuçiq, të bëra në Kosovë. Ai thotë se sikur të kishte pushtet, nuk do t’ia jepte mundësinë Vuçiqit të bëj deklarata kundër shtetësisë së Kosovës.

“Kryeministrit serb Vuçiç i them se Republika e Kosovës është shtet i pavarur, i civilizuar dhe garanton lëvizje të lirë të njerëzve nga dhe për në Kosovë. Dhe ju, z. Vuçiç keni shrytëzuar këtë të drejtë dhe keni ardhur në Kosovë. Mos harroni, z. Vuçiç se ju keni ardhur pikërisht në Republikën e Kosovës, dhe jo siç thoni ju, e “ashtuquajtur”.

– Ju keni vizituar minoritetin serb në Kosovë. Ju mund ta bëni këtë kur të doni por mos harroni se ju nuk keni të drejtë aspak të përziheni në punët e Kosovës.


– Ju flisni për Trepçën dhe indoktrinoni njerëz, në të njëjtën mënyrë si paraardhësit tuaj, ju po e kuptoni për kë e kam fjalën.

– Ju e dini mirë ku çon gjuha e tillë, z. Vuçiç!

Unë sot nuk kam pushtet në Kosovë, por ju garantoj se po ta kisha atë juve kurrë nuk do t’ju ipej mundësia të dikskutoni për gjëra që nuk janë çeshtje të juaja dhe për diçka që gjendet në territorin e Kosovës.

Unë e njoh mirë situatën katastrofale ekonimike të vendit tuaj dhe do të ishte më mirë sikur ju të merreni me atë çeshtje dhe jo me Trepçen.

Deklarata juaj është fyese, arrogante dhe e papranueshme. Një rekomandim; shfrytëzoni vizitën tuaj, më shumë për të kërkuar falje për krimet e bëra në Kosovë, gjë që do t’i kontribuonte pajtimit të këtyre popujve për çka kanë shumë nevojë e jo të veproni, prapë po e them, si paraardhësi juaj, të hasmoni njerëz.

Ju ende nuk e keni kuptuar se njerëzit tuaj po ashtu janë lodhur nga retorikat pseudo-patriotike e primitive!” (sic.), ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Kryeministrit serb Vuçiç i them se Republika e Kosovës është shtet i pavarur, i civilizuar dhe garanton lëvizje të lirë…

Posted by Behgjet Pacolli on Sunday, April 3, 2016

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori