LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Kompania e djemve të Isa Mustafës po bashkëpunon me kompani serbe

Konjufca: Kompania e djemve të Isa Mustafës po bashkëpunon me kompani serbe

Lëvizja Vetëvendosje edhe njëherë ka riaktualizuar skandalin e publikuar kohë më parë lidhur me Lëvizja Vetëvendosje, përmes një konference për media, ka riaktualizuar skandalin e publikuar vitin e kaluar me kompaninë e djemve të kryeministrit Isa Mustafa.

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, tha se kompania e djemve të kryeministrit Mustafa Makcar L.L.C, kompani për shitjen dhe servisimin e veturave BMW në Kosovë, po bashkëpunon me kompaninë serbe.

“Zyra e kryeministrit pati shpallur tenderin për mirëmbajtjen e veturave, tender i iu dha djemve të Isës, Besnik dhe Arben Mustafës. Ndërkaq, kjo kompani po bën import intensiv të autopjesëve nga Serbia, gjegjësisht me kompaninë “Delta Motors” e Mirosllav Mishkoviqit”, ka thënë Konjufca, raporton Koha.net.


Ai më tutje thotë se, “Mishkoviqi është kryemagnati serb i krimit të organizuar dhe shpërlarjes së parave. Në fillim të viteve ’90, kur Isa Mustafa ishte ministër i Rrahman Morinës, Mishkoviqi ishte zv.kryeministër i Millosheviqit”.

Sipas Konjufcës, shumë miliona të Mishkoviqit gjatë luftës në Kosovë shkonin për t’i kënaqur grupet paramilitare dhe eksponentët e krimeve nga politika e qeveria, meqë Mishkoviqi e mbante perandorinë e tij të biznesit dukë i korruptuar vazhdimisht pushtetarët e Beogradit.

Kjo, thotë Vetëvendosje tregon se me të ardhur në Qeverinë e Kosovës, kryeministri Mustafa po i ringjall lidhjet e tij të dikurshme miqësore.

“Isa Mustafa me tenderin për djemtë e tij dhe me lidhjen e tyre të menjëhershme me Delta Motorsin e Mishkoviqit, tregojnë se vizioni i tyre është që taksapaguesit e Kosovës t’i çojnë para Mishkoviqit. Nuk është e rastësishme që një Qeveri e tillë asnjëherë nuk do ta bëjë reciprocitetit politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë”, është shprehur Konjufca në konferencë për shtyp.

“Sepse vetë këta pushtetarë dhe familjet e tyre jo vetëm që me kompanitë që zotërojnë privatisht janë të lidhur me Serbinë e Mishkoviqëve, por duke mos iu mjaftuar kjo, duan që vetë kryeministrinë si institucion të lartë shtetëror dhe taksat e qytetarëve t’i çojnë atje ku nuk duhet. Nuk do mend se këta pushtetarë janë pikërisht këta që me politikat e tyre kundër interesit tonë shtetëror e kombëtar e kanë kthyer Kosovën në koloni tregtare të Serbisë”, ka thënë Konjufca.

Ai gjithashtu ka shtur se, “nuk është për habi se si po këta të njëjtit duan që Kosovën ta lidhin edhe më shumë me Serbinë përmes nyjes së quajtur Zajednicë. Ne kemi siguruar nga institucionet kompetente të Republikës së Kosovës me qindra faqe dokumente të importit të kompanisë së djemve të kryeministrit nga kompania e Mishkoviqit”.

VV thotë se vetëm këto 5 herë importime për të cilat ka dokumente, vlera e pjesëve kap shumën e mbi 77 mijë eurove. Dhe sipas tyre ky është edhe një argument më shumë se si kjo qeveri e Isa Mustafës duhet të bie. Orientimi i tyre politik dhe vizioni i tyre ekonomik është trashja e lidhjeve me Serbinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori