Njohësit e çështjeve juridike thonë se puna e Prokurorisë Speciale të Maqedonisë pengohet nga të gjithë ata të cilët kanë frikë nga drejtësia prandaj tërë kohën shpikin modalitete për të pamundësuar punën e Prokurorisë Speciale.
Partitë politike në pushtet VMRO DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, kanë propozuar ndryshimin e Ligjit për procedurë penale me të cilin të akuzuarve u jepet afat më i madh për mbrojtje, përkatësisht afati prej 15 ditëve për mbrojtje zgjatet në 90 ditë.
Me propozimin e ndryshimit të Ligjit për procedurë penale njëherësh krijohet mundësi ligjore për marrëveshje me prokurorët madje edhe para ngritjes së padisë ndaj të akuzuarve.
Propozimi për ndryshimin e Ligjit për procedurë penale i cili tanimë ka hyrë dhe në procedurë parlamentare ashpër është kundërshtuar nga partia maqedonase në opozitë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë .
Nga kjo parti thonë se përmes këtyre ndryshimeve synohet të zvarriten procedurat hetimore të ngitura nga Prokuroria Speciale përkatësisht që të prolongohen për tre muaj akuzat e ngritura ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit, siç ishe rasti ku Prokuroria Speciale Publike ka nisur procedurë hetimore ndaj ish drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim për ushtrim të dhunës ndaj Lube Boshkoskit nën emrin “Tortura”.
Jovan Tërpenovski ish prokuor, thotë se partitë në pushtet në mënyrë retroaktive synojnë të pengojnë çdo veprim të Prokurorisë Speciale nga frika se duhet të përballen me drejtësinë.
“Nuk kanë të ndalur obstruksionet të cilat po i bëhen punës së Prokurorisë Speciale Publike që nga dita e konstituimit të këtij organi. Të gjithë ata të cilët kanë frikë nga drejtësia tërë kohën shpikin modalitete për të pamundësuar punën e Prokurorisë Speciale. Propozimi i fundit për ndryshimin e Ligjit për procedurë penale në esencë nuk do të ndryshojë shumë, po ajo që për mua është brengosëse është reaksioni retroaktiv i pushtetit ndaj çdo veprimi që po ndërmerr Prokuroria Speciale” vlerëson Tërpenovski ish prokuror publik.
Sipas analistëve politik gjithashtu thonë se insistimi i VMRO DOMNE-së që udhëhiqet nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, si dhe ai i Prokurrorisë Publike qe prokurorja speciale Katica Janeva personalisht të raportojë para Kuvendit, përkatësisht Këshillit të Prokurorëve, për raportin e punës së institucionit që drejton.
Ndryshe, kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, gjatë të martës ka paralajmëruar se nëse prokurorja speciale Katica Janeva të mërkurën nuk shkon në mbledhjen e këtij institucioni, atëherë Prokurorisë Speciale nuk do t’i jepen lëndët “Magjar Telekom” dhe “Verushesvki”, ndërsa do t’i merret edhe rasti “Spiun” për të cilat Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë në konferencën e fundit është shprehur optimiste në bashkëpunimin me institucionin e Prokurorisë Publike dhe këto lëndë do të kalojnë nën kompetencat e saj, në bazë të Ligjit që rregullon funksionimin e Prokurorisë Speciale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles