Çdo tre minuta në Gjermani vidhet një banesë dhe ky është një prej problemeve serioze, me të cilat po përballen autoritetet dhe popullata gjermane.
Rritjes rekorde të numrit të vjedhjeve në banesa i ka kontribuar edhe një grup kriminal nga Zenica e Bosnjë-Hercegovinës. Së fundi janë arrestuar 11 anëtarët të këtij grupi, në aksionin “Engel”.
Shkatërrimi i këtij grupi ka filluar në shtator të vitit të kaluar, ku në Dortmund është arrestuar një nga hajdutët. Shefi i komisionit hetues në aksionin “Engel”, Roland Brüss, thotë se i arrestuari nuk ka dashur t’i tradhëtojë shokët e tij, por gjatë hetuesisë është konstatuar se në këtë vjedhje kanë marrë pjesë edhe dy persona nga B-H. Ndërsa hetuesia në fund konstatoi se fjala ishte për një bandë kriminale prej më së paku 25 persona, e cila ka “operuar” kryesisht në rajonin e Ruhrit, në Essen dhe Gelsenkirchen.
Në krye të bandës një person nga Bosnje-Hercegovina
Kriminelët nga B-H dyshohet për 250 vjedhje, plaçkitje dhe vepra të tjera kriminale në Gjermani. Grupi më së shumti ka vepruar në Renaninë Veriore Vestfali, në Saksoni të Poshtme, në Münsterland, Westerwald, Sauerland dhe Eifel. Më së shumti në shënjestër kanë qenë vilat e pushimit dhe shtëpitë në rajonet rurale. Interesante është, siç thotë Brüss, që vjedhjet janë kryer në grupe kryesisht të vogla treantarëshe. Veprimi i tyre ka qenë i koordinuar mirë. Pas arrestimit eventual të ndonjë anëtari të grupit, ai është zëvendësuar me persona të tjerë, të ardhur nga Zenica në Gjermani.
Brüss thotë se në krye të grupeve është një person nga B-H, i cili ka koordinuar aksionet. Ai ka ofruar ndihmën logjistike dhe u ka dhënë grupeve mbështetje logjistike në terren. Në këtë bandë ka pasur 8-10 grupe.
Mungesa e bashkëpunimit me policinë boshnjake
Policia e Dortmundit pohon se ata janë përpjekur të bashkëpunojnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme në kantonin e Zenicës, por pa sukses. Policia e atjeshme nuk ka dhënë kurfarë informacionesh, raporton DW.
“Me kolegët nga B-H kemi pasur shumë pak kontakte deri tani. Kërkesat tona për bashkëpunim kanë shkuar përmes Zyrës për Kriminalistikë BKA, por nuk kemi mundur të vendosim kontakte“, thotë Roland Brüss. Nga ana tjetër, në Zenicë thonë se nuk kanë informacione për personat që kanë kryer 250 vepra penale të vjedhjeve në Gjermani. Informacionet e tyre bazohen në të dhënat e mediave.
“Mendoj se këto janë vlerësime të përgjithshme. Ne përgjigjemi shpejt në kërkesat për bashkëpunim. Në këtë rast nuk e di se me ke kanë kontaktuar kolegët nga Gjermania”, thotë zëdhënësja Ahmiq.
Hetimet zgjerohen edhe në B-H
Në një konferencë për shtyp në Dortmund (me 30. mars) janë prezantuar mbi 2000 gjëra të siguruara gjatë bastisjeve tek personat e arrestuar. Këtu shihet se ata kanë vjedhur çdo gjë që kanë mundur, stoli, sende prej ari dhe metale të tjera, parfume, çanta e madje edhe revista. Policia mendon se ende ka persona të lirë të këtij grupi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Askush nuk e di se sa është ora në Hënë – shkencëtarët thonë se është urgjente ta kuptojmë
Rreth 120 mijë protestues në Tel Aviv i bëjnë thirrje Netanyahut të miratojë marrëveshjen e armëpushimit të përshkruar nga SHBA-ja
SHBA-ja pret që Izraeli të pranojë planin e armëpushimit, njofton zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Askush nuk e di se sa është ora në Hënë - shkencëtarët thonë se është urgjente ta kuptojmë
Zgjedhjet më të përgjakshme në historinë moderne të Meksikës pritet t'u japin meksikanëve presidenten e parë grua
Rreth 120 mijë protestues në Tel Aviv i bëjnë thirrje Netanyahut të miratojë marrëveshjen e armëpushimit të përshkruar nga SHBA-ja
Arktiku i Norvegjisë, skenë e re e "Luftës së Ftohtë" mes Rusisë dhe Ukrainës
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?
Zelensky: Trump rrezikon të jetë president humbës nëse imponon një marrëveshje të keqe paqeje për Ukrainën
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United