LAJMI I FUNDIT:

Churkin: Turqia furnizuesi më i madh me armë i Shtetit Islamik

Churkin: Turqia furnizuesi më i madh me armë i Shtetit Islamik

Në një letër dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i dërguari rus në OKB, Vitaly Churkin, ka shkruar se Turqia është furnizuesi më i madh me armë dhe pajisje ushtarake i anëtarëve të Shtetit Islamik.

Churkin ka thënë se Moska i ka dorëzuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, disa informacione në lidhje me tregtinë e paligjshme të armëve dhe furnizimin e Shtetit Islamik në Siri, transmeton Telegrafi.


“Këto furnizime të armëve i mbikëqyr shërbimi inteligjent i Turqisë”, ka shkruar Churkin në letrën dërguar Këshillit të Sigurimit.

Ai shtoi se Turqia është furnizuesi më i madh me armë i Shtetit Islamik, dhe se këtë gjë e bënë me anë të organizatave joqeveritare, dhe për zbatimin e këtyre aktiviteteve në krye të detyrës qëndron shërbimit inteligjent i këtij vendi. /Telegrafi/