BDI mbrëmë vendosi t’i tërheq të gjithë përfaqësuesit e saj të deritanishëm në pushtetin ekzekutiv në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nuk bëhet fjalë për shaka të një prillit, ndërsa nuk është madje as lajm tronditës. Opinioni vendor dhe ndërkombëtar tashmë janë mësuar me lojërat e tilla të partnerëve të koalicionit qeveritar VMRO-BDI. Pothuajse me të njëjtën recetë të provuar, këto dy parti në vitet e kaluara, i lajmërojnë zgjedhjet. Me koncept të ngjashëm të dy partitë paralajmëronin që më 24 prill do të shkojnë në zgjedhje, nëse ka nevojë edhe pa opozitën, por…?
Lojë e vjetër e besnikëve VMRO DPMNE dhe BDI apo Qeveri e zgjeruar?
Reagimet e para të analistëve në vend janë që ky vendim i BDI është nga pak kontradiktor, sidomos nëse merret parasysh pjesa e dytë e njoftimit të BDI. Respektivisht, nëse në pjesën e parë, partia e Ali Ahmetit, lajmëron braktisjen e qeverisë, pa dhënë detaje, në pjesën e dytë të njoftimit në fakt e demanton pjesën e parë.
„Kryesia, po ashtu i vërtetoi të drejtat me statut që të gjithë të drejtat ekzekutive dhe autorizimet për marrje të vendimeve t’ia delegojë kryetarit Ali Ahmeti për të vendosur për hapat e mëtutjeshme të BDI. Po ashtu, BDI e informon opinionin vendor dhe ndërkombëtar se do ti rishqyrtojë politikat e veta në ditët në vijim“, thuhet në njoftimin e BDI.
Nëse BDI vërtetë vendos ta braktis Qeverinë, përse atëherë e lajmëron opinion e këtushëm dhe atë ndërkombëtar se do ti rishqyrtojë politikat e veta në ditët në vijim, komentojnë një pjesë e analistëve, të cilët shtojnë që ky është një skenar tashmë i parë i partnerëve besnik të koalicionit, sidomos meqë në njoftim shkruan se do të tërhiqen nga Qeveria, që nuk do të thotë se japin dorëheqje.
Skenari 1: Janë të mundshme zgjedhjet më 05 qershor?
Pastrimi i listës zgjedhore dhe puna e KSHZ janë kyçe për dhënien e përgjigjes në këtë pyetje. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë caktuar për 5 qershor, por siç pohon e tërë opozita, pa listë të pastruar zgjedhore dhe reforma në media nuk mund të ketë zgjedhje, ose mund të ketë por pa opozitën, (LDSM; PLD, FD, RDM, Uniteti, Besa, partitë e Rufi Osmanit, Ziadin Selës dhe të tjerat). VMRO DPMNE, mbrëmë nuk kishte koment për vendimin e BDI.
Nuk do të ishte hera e parë që Gruevski dhe Ahmeti të reterojnë
Në fillim të këtij viti, VMRO DPMNE dhe BDI ishin të vendosur që më 24 prill të vitit 2016, do të shkojnë në zgjedhje parlamentare, duke u referuar në marrëveshjen e Përzhinos. Edhe pse, deri në momentin e fundit pohonin që do të shkojnë në zgjedhje, prapë se prapë reteruan nga qëndrimi i tyre fillestar.
Skenari 2: Mundësia për shumicë të re parlamentare dhe Qeveri të zgjeruar
Vështirë është të interpretohet nëse vendimi i BDI për tërheqje nga Qeveria mund të thotë mundësi për shumicë të re parlamentare, sepse kjo është një lojë e partnerëve të koalicionit, janë të bindur analistët.
Edhe pse, matematikisht kjo është e mundur. Sipas burimeve tjera, edhe pse është vështirë e besueshme, nuk mënjanohet mundësia për një Qeveri të gjerë teknike në të cilën do të merrnin pjesë katër partitë politike deri sa të përgatitet terreni për zgjedhje të drejta dhe demokratike, që nënkupton listë të pastruar zgjedhore dhe reforma në media.
Skenari 3: Vendimi i BDI është një përpjekje për shpërqendrimin nga “Kalaja” e PSP
Spekulohet që veprimet e këtilla të partnerëve qeveritar vijnë si përgjigje ndaj paraburgimit për shefin e drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujovski i cili është i dyshuari kryesor në hetimet e PSP për lëndën „Kalaja“, si dhe paraqitjet gjithnjë më të shpeshta të prokurorëve special. Burimet partiake pohojnë se në partinë e Ahmetit, gjoja qenkan shumë të mllefosur ndaj publikimit të materialeve të përgjuara në rrjetet sociale, dhe për këtë arsye kanë vendosur që të tërhiqen nga Qeveria. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Përkujtohet heroi Agim Ramadani, Gërvalla: Ishte lider me vizion të qartë për Kosovën e lirë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/669542-aJsLlW5vmq-1-380x233.jpg)
Përkujtohet heroi Agim Ramadani, Gërvalla: Ishte lider me vizion të qartë për Kosovën e lirë
![Po përgatitet tenderi për blerjen e stacionit të ri për kompresor në klinikat e Shkupit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Spital-mk-new-380x233.jpg)
Po përgatitet tenderi për blerjen e stacionit të ri për kompresor në klinikat e Shkupit
![Gruaja nga Strumica është mashtruar për një shumë prej mbi 8000 euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/denar-380x233.png)
Gruaja nga Strumica është mashtruar për një shumë prej mbi 8000 euro
![Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/aksidenti-mitro-380x233.jpg)
Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti
![Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Isuf-Kadriu-380x233.jpg)
Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat
![Pas 15 vitesh, identifikohet edhe një autor i vrasjes së ish-agjentit të antidrogës në Shqipëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/rpland-rexhepi-380x233.jpg)
Pas 15 vitesh, identifikohet edhe një autor i vrasjes së ish-agjentit të antidrogës në Shqipëri
![Vdes në QKUK njëri nga të të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Zonën Industriale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/aksidenti-fushe-kosove-380x233.jpg)
Vdes në QKUK njëri nga të të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Zonën Industriale
![Presidentja Osmani dhe ambasadori Britanik diskutojnë për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ushtarak](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/takimi-osmani-rohde-380x233.jpg)
Presidentja Osmani dhe ambasadori Britanik diskutojnë për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ushtarak
![Dritan Goxhaj: Serbia i sheh shqiptarët si rrezik, po blen armë kudo - ne nuk po armatosemi njësoj si ta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Dritan-Goxhaj-380x233.jpg)
Dritan Goxhaj: Serbia i sheh shqiptarët si rrezik, po blen armë kudo - ne nuk po armatosemi njësoj si ta
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/baza-ushtarake-380x233.jpg)
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_2-92-380x233.jpg)
"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova
![Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/italianet-1212-380x233.jpg)
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse
![Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-22-202412-380x233.png)
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël
![Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/ramos-380x233.jpg)
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë
![Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-22-235523-380x233.png)
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024