LAJMI I FUNDIT:

Çollaku: Prioriteti i radhës, liberalizimi i vizave

Çollaku: Prioriteti i radhës, liberalizimi i vizave

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka uruar qytetarët e vendit për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Acociimit, ndërkaq ka thënë se prioriteti i radhës është liberalizimi i vizave.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Sot i uroj të gjithë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim ndërmjet Bashkimin Evropian dhe Republikës së Kosovës të cilën e kemi nënshkruar më 27 tetor 2015 në Strasburg dhe e kemi ratifikuar në Kuvendin e Kosovës më 2 nëntor 2015. MSA është hapi i parë dhe më i rëndësishëm në rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.


Kjo marrëveshje e shton rëndësinë dhe përkushtimin për integrimin evropian të vendit tonë.

Përfitimet e kësaj marrëveshje shtrihen në fushat politike, ekonomike dhe përafrim të legjislacionit, dhe këto do të përkthehen në më shumë stabilitet, paqe, zhvillim ekonomik, më shumë vende pune, liri, dhe sundim të ligjit. Prioriteti i radhës padyshim është përfundimi i dialogut për liberalizim të vizave, që poashtu është në fazën e fundit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori