LAJMI I FUNDIT:

Çiklistët entuziastë nxitin vetëdijen për rëndësinë e ngasjes së biçikletave (Foto)

Çiklistët entuziastë nxitin vetëdijen për rëndësinë e ngasjes së biçikletave (Foto)

‘MTB Fushë-Kosova’ është grup i përbërë nga 10 çiklistë të rregullt dhe kontribuues nga Fushë-Kosova, të cilët kanë për qëllim nxitjen e çiklizmit në komunë dhe ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e ngasjes së biçikletave nga të gjithë përdoruesit e tyre, pa dallim moshe apo gjinie.

Ky grup i çiklistëve të rinj ka njoftuar rreth veprimtarisë së tyre, duke kërkuar përkrahje logjistike në mënyrë që të vazhdojnë të merren me sportin e çiklizmit, transmeton Telegrafi.

cik1


Me moton: “Për më shumë siguri në rrugë dhe për një mjedis më të pastër”, i themeluar në verë të vitit 2013, nga një grup të rinjsh, çiklistë entuziastë, ekipi i çiklistëve MTB Fushë-Kosova, edhe pse me vetëfinancim, me sukses ecën rrugëtimin në promovim të çiklizmit, jo vetëm në komunën e Fushë-Kosovës, por edhe jashtë saj.

Krejt kjo falë vullnetit dhe elanit të të rinjve të këtij ekipi të cilët duke pasur për qëllim nxitjen e çiklizmit në komunë, po ashtu për parësi (prioritet), kanë edhe ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë në ngasjen e biçikletave nga të gjithë përdoruesit e tyre, pa dallim moshe a gjinie.

cik3

Si sportistë të përkushtuar, djemtë e MTB Fushë Kosova, marrin pjesë gati në të gjitha ngjarjet që organizohen në Kosovë, e që për qëllim kanë ngritjen e vetëdijes dhe rëndësinë në ngasjen e biçikletave në vendin tonë.