Lëvizja BESA mbështet Prokurorinë Speciale Publike
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, mbajti një konferencë për media në të cilën shprehi mbështetjen e plotë të BESËS për punën e Prokurorisë Speciale Publike, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në njoftimin e Lëvizjes BESA, drejtuar redaksisë tonë, thuhet:
“Lëvizja BESA e përkrah plotësisht punën e Prokurorisë Speciale, mirëpo njëkohësisht ngrit shqetësimet e saj lidhur me dyshimet dhe provat që deri më tani i ka paraqitur kjo prokurori. Sot patëm mundësi ta dëgjojmë rastin е publikuar nga Prokuroria Publike Speciale në lidhje me përgjimet e paligjshme të komunikimeve nën emrin “Fortesa”.
Më tej, kryetari i kësaj lëvizje, Bilall Kasami, thotë:
“Në rastin “Fortesa”, e dyshuara e tretë është ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, në bashkëpunim me krerët e Departamentit të Sigurisë dhe Kundërzbulimit pranë MPB-së, të cilët i kanë shkatërruar mjetet e MPB-së për përgjim, duke shkaktuar dëmtim të buxhetit të shtetit mbi 10 milionë euro. Ish ministrja Gordana Jankullovska e ka nënshkruar dokumentin për themelimin e një komisioni që do t’i asgjësojë mjetet përgjuese. Shtrohet pyetja se pse ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska, dhe autoritetet e tjera të kësaj ministrie i kanë shpallur të pavlefshme dhe të vjetruara mjetet e përgjimit, me pretekstin se duhej të asgjësoheshin? Si mund të urdhërohet asgjësimi i një aparature të sofistikuar të përgjimit në vlerë prej mbi 10 milionë euro? Ndonëse dyshohet se shkatërrimi i mjeteve është bërë me qëllim që të fshihen vepra paraprake, kush mund të garantojë se këto pajisje janë asgjësuar me të vërtetë dhe se ato nuk kanë rënë në duart e ndonjë grupi apo subjekti të caktuar, që do t’i shfrytëzonte ato për t’i përgjuar qytetarët e Maqedonisë?”,
Në fund të njoftimit thuhet se me shkeljen e të gjitha normave juridike të privatësisë së individit, Maqedonia rrezikon të shndërrohet në një vend, ku një grup i caktuar mund ta përgjojë një popull të tërë dhe çdo material a shfrytëzojë për qëllime të ngushta në kundërshtim me çdo normë juridike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze