Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se brenda LDK-së ka propagandë të fuqishme kundër saj.
Duke mos përmendur emra, deputetja Osmani ka thënë se do t’i publikojë gjitha mesazhet që i janë dërguar anëtarëve të LDK-së kundër saj.
“Do t’i bëjë publike gjitha mesazhet. Po u shkruajnë anëtarëve të LDK-së kundër meje”, ka thënë Osmani.
“Ka gjëra shumë banale, por për momentin nuk do t’i publikoj. Ka mesazhe kundër meje dhe familjes time. Unë do të marrë hapa ligjor dhe kërkoj nga ata që të kërkojnë falje”, ka shtuar ajo.
Deputetja Osmani ka folur edhe për mosmarrëveshjet me kryeministrin Isa Mustafa, të cilat sipas saj kanë filluar kur ajo është shprehur kundër koalicionit të LDK-së me PDK-në.
Thotë se Kryeministri Mustafa bëri gafë diplomatike kur e sulmoi në kohën që ajo po qëndronte në Australi.
Thotë se në këtë mënyrë Mustafa kishte bërë edhe gafë diplomatike ndaj Australisë, kur kishte komentuar mungesën e saj në seancë të Kuvendit.
“Ai e konsideronte shtetin ku unë isha, për shkak të rrethanave familjare, sepse familja ime ka nënshtetësi australiane, e konsideronte sikur të ishte Rusia apo diçka tjetër sepse thoshte se Vjosa Osmani ka shkuar të marrë instruksione nëpër çadra të Australisë. Po flasim këtu për një sulm pra edhe ndaj një shteti që që është ndër aleatët kryesor amerikanë, po flasim për një ndër shtetet që e kanë përkrahur jashtëzakonisht shumë Kosovën që e kanë njohur ndër të parat.
Po flasim pra këtu edhe për një gaf të madh diplomatik nga udhëheqësi i Qeverisë së Kosovës sepse në atë status të tij në Facebook konsiderohej sikur unë isha për momentin në ndonjë shtet armik, sikur isha duke spiunuar apo duke marrë ndonjë instruksion në dëm të shtetit të Kosovës”, tha Osmani.
“Unë nuk e kuptoj pse merret me mua. Unë e kam informuar para se ai ta bëjë qëndrimin e tij publik (për koalicionin me PDK-në). I kam thënë që kundërshtimin për koalicionin me PDK-në do ta shfaq kudo që marrë pjesë”, ka theksuar Osmani.
“Të njëjtën gjë e kam thënë në kryesi, i kam thënë se do të votoj kundër tij (si kryeministër). Sikur babai im të ishte kandidat për kryeministër unë do të votoja kundër sepse ka të bëjë për mbrojtje të parimeve”, ka shtuar ajo.
Osmani ka folur edhe për seancën e zgjedhjes së Hashim Thaçit president.
Ajo ka thënë vullneti i deputetëve të LDK-së është parë vetëm në raundin e parë të votimeve.
“Unë i kam mbetur besnike qëndrimit tim sepse kjo ka qenë mundësia e vetme për t’ia pamundësuar zgjedhjen Thaçit”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se që prej formimit të koalicionit PDK-LDK, anëtarët e partisë së saj kanë diskutuar për mundësitë tjera, përveç zgjedhjes së Thaçit president.
“Ne kemi filluar më herët të diskutojmë rreth zgjedhjes së Thaçit president. Ajo që dua të them që vullneti i vërtetë i deputetëve është ai i raundit të parë. Çdo gjë që ka ndodhur më pas nuk e di sepse nuk kam qenë aty, por ajo që kanë dashur është shprehur në raundin e parë”, ka thënë Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ramabaja: Rritja e pensioneve është pjesë e programit zgjedhor të LVV-së
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet
Dialogu, Abdixhiku: Jo në tryeza të parëndësishme, në muajt e parë do të ulem për marrëveshje direkte me SHBA-në
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit
Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia