LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi i opozitës, liderët nuk tregojnë çka u vendos për protestë

Përfundon takimi i opozitës, liderët nuk tregojnë çka u vendos për protestë

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe deputeti Albin Kurti janë larguar të parët nga selia e AAK-së, ku janë takuar me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kreun e Nismës, Fatmir Limaj.
 
Takimi i liderëve dhe zyrtarëve tjerë të tri partive opozitare, në AAK, ka përfunduar.

Asnjeri nga ta nuk ka pranuar të prononcohet për media. Përjashtuar, liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili i tha shkurt Gazetës Express: “Ishte takim pune, konsultë për temat që vijnë”.


Mësohet se në këtë takim është diskutuar edhe për organizimin e protestave që duhet të organizohen.

Zëdhënësi i AAK-së Muharrem Nitaj tha për Kosovapress tha se diskutimi ka qenë edhe për listën e përbashkët në rast se shkohet në zgjedhjet e jashtëzakonshme si dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me opozitëbërjen.

Nitaj tha se në këtë takim nuk është arritur ndonjë marrëveshje dhe se e vetmja marrëveshje është që të vazhdohet me takime tjera që të diskutohet për çështjet që janë hapur sot.

Sipas zëdhënësit të AAK-së takimi në mes liderëve opozitarë ka qenë miqësor.

Haradinaj doli nga selia e tij bashkë me kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj dhe zyrtarët tjerë të kësaj partie Jakup Krasniqi e Endrit Shala.

Para tyre nga takimi dolën Visar Ymeri e Albin Kurit të VV-së.

Këta të dy se thanë asnjë fjalë se për çka diskutuan në takim.

Ndërkaq, të premten pas një takimi mes liderëve opozitar në njërën nga kafiteritë e Prishtinës, Haradinaj kishte thënë është shtyer për një datë të pacaktuar.

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori