LAJMI I FUNDIT:

Të enjten zgjedhja e rektorit, tre kandidatë në garë

Të enjten zgjedhja e rektorit, tre kandidatë në garë

Marian Demaj, Nuredin Mestani dhe Jusuf Musliu janë kandidatët të cilët kanë aplikuar deri më tani për rektor të Universitetit të Prishtinës.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zyrtari i Komisionit Zgjedhor të UP-së, Safet Thaçi, i cili ka njoftuar se sot në ora 15:00 mbyllet konkursi, ndërsa pasnesër, më 31 mars pritet të mblidhet Këshilli Drejtues i UP-së për ta zgjedhur rektorin e ardhshëm.

Po ashtu, kryetari i Këshillit Drejtues, Ismet Salihu, ka thënë për KosovaPress se konkursi edhe këtë herë do të zhvillohet sikurse herën e parë, derisa ka shtuar se nëse edhe në këtë afat të zgjedhjes nuk arrin të emërohet askush në krye të UP-së, konkursi përsëritet prapë vetëm për rektor dhe jo për nivelet tjera të menaxhimit.


Ai, ka shtuar se dekanët, këshillat e fakulteteve apo studentët të cilët i kanë marrë mandatet vetëm sa e kanë filluar punën dhe asnjë nga këto nivele të menaxhimit nuk shkojnë në rizgjedhje por nëse rektori nuk arrin të zgjidhet edhe në këtë raund, rizgjedhjet shpallen vetëm për këtë pozitë.

Në raundin e parë ku kishin kandiduar pesë kandidatë për rektor të UP-së nuk kishte arritur asnjë nga ta t’i marrë shumicën e votave të KD-së, gjë që kishte bërë Këshillin Drejtues të rishpallë konkursin për herë të dytë.

Në trend Lajme

Më shumë
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori