LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet raporti për krimet e luftës dhe veprat e motivuara etnikisht

Prezantohet raporti për krimet e luftës dhe veprat e motivuara etnikisht

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë do ta prezantojë sot raportin vjetor mbi monitorimin e gjykimeve mbi krimet e luftës dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë gjatë vitit 2015.

Pas prezantimit të raportit vjetor do të vazhdohet me diskutime në panel lidhur me çështjet se sa është gjyqësori i Kosovës i përgatitur për ndjekjen penale të krimeve të luftës për të cilat deri më tani kanë qenë përgjegjës prokurorët dhe gjyqtarët ndërkombëtarë, cili ishte efekti dhe ndikimi i EULEX-it deri më tani në ndjekjen e krimeve më të rënda të të ashtuquajtura krime të profilit të lartë dhe sa është nevoja e mëtejshme e Gjyqësorit të Kosovës për EULEX-in si dhe në çfarë formati.

Sipas një njoftimi të Fondit për të Drejtën Humanitare, ky projekt mbështetet nga Ambasada Britanike në Prishtinë që nga viti 2011.


FDH Kosovë, është e vetmja OJQ në Kosovë që vazhdimisht ka kryer monitorimin e gjykimeve më të rëndësishme të krimeve të luftës dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë që nga lufta e vitit 1999. Andaj, FDH Kosovë, ka një rol aktiv në zbatimin e drejtësisë tranzicionale në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori