LAJMI I FUNDIT:

PSP-ja kërkon respektimin e mendimit të Komisionit të Venecias në lidhje me përgjimet

PSP-ja kërkon respektimin e mendimit të Komisionit të Venecias në lidhje me përgjimet

Prokuroria Speciale Publike (PSP) u bën thirrje institucioneve të vendit që të pranojnë mendimin e Komisionit të Venecias, e cila vlerësoi se Ligji për privatësi duhet të mundësojë publikimin e informacioneve të interesit publik të cilat dalin nga përgjimet joligjore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mendimi i këtij Komisioni nuk është diskutuar ende në Kuvend, ndërkaq prokurorja speciale Katica Janeva ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do t’i drejtohet, me një kërkesë, Gjykatës së Lartë për vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit për ligjshmërinë e lirimit të Edmond Temelko-s, kryetar i komunës Pustec (Liqenas) në Shqipëri, duke kërkuar bashkëpunim të të gjitha institucioneve me PSP-në ashtu siç urdhëron Ligji./Telegrafi/