Përfaqësuesja shqiptare ka anuluar udhëtimin për në Luksemburg, për shkak të një incidenti që ka ndodhur me procedurat e kompanisë, e cila kishte marrë përsipër transportin.
Sipas FSHF, përfaqësuesja do të zhvillojë ditën e nesërme një seancë stërvitore sërish në Vjenë dhe rreth orës 15:00 do të niset drejt Luksemburgut. FSHF njofton se do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për dëmtimin moral dhe financiar të shkaktuar nga kompania.
Njoftimi i plotë
Kombëtarja e Shqipërisë e cila kishte programuar për t’u nisur sot nga Vjena për në Luksemburg, nuk ka arritur të udhëtojë drejt destinacionit të saj. Kjo sepse është penguar nga procedurat e kompanisë “Lux Air”, e cila operon për këto udhëtime me kompaninë “Austrian Airlines”.
Pas zhvillimit të stërvitjes së planifikuar në orën 10.00 dhe pas ngrënies së drekës, ekipi është paraqitur në Aeroportin e Vjenës, 1 orë e gjysmë përpara fluturimit. Avioni i kompanisë “Lux Air”, duhej të nisej në orën 15.00. Por pasi ishte kryer procesi i prerjes së biletave për pjesën më të madhe të ekipit e delegacionit dhe kur kishin mbetur vetëm 3 persona pa u pajisur me biletë, punonjësit e kësaj kompanie, kanë ndërprerë veprimet në mënyrë të njëanshme duke mos pranuar që të presin biletat dhe të kryejnë veprimet për pjesën tjetër të ekipit.
Pavarësisht këmbënguljes dhe protestave të vazhdueshme të përfaqësuesve të delegacionit shqiptar, punonjësit e kompanisë “Lux Air” që operon me kompaninë “Austrian Airlines”, nuk pranuan të bashkëpunonin, për ta zgjidhur këtë situatë dhe nuk lanë asnjë mundësi zgjidhjeje, deri në fund. Për këtë shkak, u vendos që edhe pjesa tjetër e skuadrës e cila kishte kryer veprimet, të mos hipte në këtë avion.
Për të mos shkaktuar prishje të regjimit të skuadrës, kombëtarja u kthye në hotel në kryeqytetin austriak Vjenë. Nesër paradite ajo do të zhvillojë seancën stërvitore si zakonisht dhe në orën 15.00 do të niset për në Luksemburg. Federata Shqiptare e Futbollit, ka prenotuar për këtë udhëtim avion çarter, duke mos pranuar që të udhëtojë me avionin e kompanisë “Lux Air”, pas kësaj situate të krijuar prej tyre.
Pas kësaj ngjarje të paprecedentë, të ndodhur sot në drekë në Aeroportin e Vjenës, Federata Shqiptare e Futbollit do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për dëmtimin moral dhe financiar të shkaktuar nga kompania “Lux Air” e cila operon me “Austrian Airlines” dhe është e vendosur që ti shkojë deri në fund kësaj çështjeje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë