LAJMI I FUNDIT:

Informacioni i rrejshëm për hapjen e kufirit Maqedoni-Greqi krijon kaos në Idomeni

Informacioni i rrejshëm për hapjen e kufirit Maqedoni-Greqi krijon kaos në Idomeni

Shqetësim dhe kaos është në kufirin Idomeni për shkak spekulimeve se sot do të hapet kufiri maqedono-grek. Me mijëra emigrantë janë nisur nga Selaniku i Greqisë drejt Idomenit pas informacionit të rrejshëm se kufiri do të hapet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

MPB ka njoftuar se po bëhen lojëra të rrezikshme me emigrantët, të cilët janë lodhur nga kushtet e këqija në të cilat po jetojnë në kampe të Idomenit. Dyshohet se ky alarm është bërë për tu përgatitur kalimi illegal i emigrantëv përmes pjesëve tjera të pambrojtura në vijën kufitare në mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Policia greke ende nuk ka informacion se nga doli ky informacion i rrejshëm. /Telegrafi/