Spasovski: Mos krijohet panik pa nevojë, gjithçka në rregull në Kumanovë
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, përpara stacionit policor në fshatin Mateç të Kumanovës, ka bërë thirrje që të mos krijohet panik i panevojshëm, duke demantuar lajmet se në Kumanovë ka forca të policisë për shkak të pranisë së grupeve të armatosura.
“Mbrëmë nuk ka pasur kurrfarë aksioni policor, kemi pasur përforcim të forcave policore për shkak të parandalimit të tentativave të emigrantëve ilegalë që të kalojnë kufirin. Dëshirojmë që të kemi mbikëqyrje të plotë, nuk ka vend për panikë, në këtë pjesë është kufiri dhe kemi shpesh kalime ilegale, kemi pasur rast me emigrantë ilegal edhe më parë”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Përndryshe, forca të shumta policore kanë bastisur disa shtëpi të braktisura mbrëmë në Vaksincë dhe Llojan të Likovës me qëllim të kapjes së emigrantëve ilegal në këto dy fshatra kufitar me Serbinë. Burimet policore të gazetës KOHA, kanë thënë se aksioni ka të bëjë me një grup trafikantësh, kryesisht nga Bangladeshi dhe Pakistani, të cilët kanë mbajtur të mbyllur disa emigrantë tjerë ilegal, ndërsa gjithashtu edhe janë keqtrajtuar edhe gra dhe fëmijë nga këta trafikantë.
Po e njëjta, ditë më parë raportoi se në Llojan një kohë të gjatë po vepron grupi ashtuquajtur i Bangladeshit, ndërkohë që udhëhiqet nga një emigrantë i ashtuquajtur me emrin Toni. Banorët e fshatit disa herë kishin kërkuar ndihmë nga policia, pasi në shtëpinë ku ishin mbajtur të mbyllur emigrantët ilegal të ardhur nga Pakistani, Maroko, Afganistani dhe vendet e Afrikës, ishin detyruar të paguajnë nga 500 deri në 1500 euro për lirimin e tyre. Skema e veprimit ishte e njëjtë me atë të Ali Babës në Vaksincë.
Banorë te fshatit Sllupçan kanë hedhur poshtë spekulimet e mediave të ndryshme se njësitet speciale kanë hyrë në Sllupçan.
Në këtë fshat nuk ka asnjë lëvizje policore, ndërsa ndjehet nervozizëm te banorët, pasi media të shumta maqedonase gënjejnë se një grup i armatosur nga Kosova është futur në fshat dhe se do të sulmojnë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e grupi të Kosovës që u arrestuan në Lagjen e Trimave në Kumanovë më 10 maj vitin e kaluar.
Ndryshe, spekulimet e ngritura nga një sërë portalesh për prezencë të një grupi të armatosur që gjoja vinte nga Kosova, edhe kreu i Komunës së Likovës Sadulla Duraku mbrëmë i ka hedhur poshtë dhe ka bërë thirrje që të mos krijohet panik pa arsye.
“Eshtë e vërtete se ka forca te shtuara policore, mirëpo bëhet fjalë për kontroll të rregullt policor. Banorët e Likovës mund të flenë të qetë. Këto dezinformata janë rezultat i joseriozitetit të disa portaleve qe prodhojnë lajme të tilla për qëllimin e vetëm, rritjen e lexueshmërisë së tyre”, tha mbrëmë Duraku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A