LAJMI I FUNDIT:

Detajet nga vendimi i opozitës për shtyrjen e protestës (Video)

Detajet nga vendimi i opozitës për shtyrjen e protestës (Video)

Liderët e tri partive opozitare e kanë anuluar protestën e paralajmëruar për nesër.

Në një konferencë të përbashkët, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se pas konsultave që kanë pasur, kanë vendosur që protesta të shtyhet për një datë tjetër.


Ndërsa kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se do ta vazhdojnë protestën e tyre deri në arritjen e kauzës, raporton KTV. Asnjë fjalë para gazetarëve nuk e tha kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri.

Por Ymeri ka folur më vonë përmes një postimi në profilin e tij në Facebook. Sipas tij, opozita e bashkuar ka nevojë për më shumë konsolidim të brendshëm e për zgjerim të frontit opozitar.

Ai gjithashtu ka shtuar se duke pasur parasysh provokimet dhe sulmet të policisë mbi aktivitetet e tyre, është mirë që kjo protestë të mos mbahet në vigjilje të Pashkëve.

Në fund ka thënë se opozita e bashkuar nuk heq dorë nga kërkesa për zgjedhje të reja parlamentare.