LAJMI I FUNDIT:

Ylli Hoxha: Protesta nuk është anuluar, por është shtyrë

Ylli Hoxha: Protesta nuk është anuluar, por është shtyrë

Me të është duke u diskutuar në lidhje me ngjarjet e fundit politike në vend dhe me vendimin e sotshëm që protesta e thirrur për nesër të shtyhet për një datë tjetër.

Sipas tij, protesta e opozitës nuk është anuluar, por “është shtyrë”.

Kurse, duke folur për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në mes të opozitarëve, ai ka pranuar se nuk pajtohen plotësisht.


“Nuk mund të themi se ne jemi në lumturinë më të madhe si opozitë, natyrisht se kemi emërues të përbashkët, por kemi edhe gjëra ta kundërta. Është momenti të ecim një hap tutje tek aspirata e cila e bjen ndryshimin. Kjo Qeveri nuk e ka mendjen të ndalet me këto protesta”, shtoi ai. “Jemi insistues që ky front opozitar të ndërtojë një alternativë e cila do të përbëhet nga opozita dhe shoqëria civile, ku do të rreshtonim emëruesit tonë të përbashkët dhe kjo të ndihmonte në bindjen e qytetarëve”.