LAJMI I FUNDIT:

Ribery rikthehet te Franca?

Ribery rikthehet te Franca?

Sulmuesi Franck Ribery ka deklaruar për gazetën gjermane “Bild” se po e mendon rikthimin në përfaqësuesen e Francës.

Futbollisti i Bayern Munich i dha lamtumirën “gjelave”, pas një dëmtimi të rëndë, që e mbajti jashtë Kupës së Botës 2014 dhe që atëherë nuk ka luajtur asnjë ndeshje me kombëtaren.


Megjithatë, 32-vjeçari deklaroi se një bisedë që pati muajin e kaluar me trajnerin Didier Deschamp e ka tunduar.

“Kam biseduar me trajnerin Deschamps, por do të vijë momenti i një bisede tjetër sepse ai ka deklaruar se do të marrë futbollistët më të mirë në Euro 2016 dhe unë po luaj sërish titullar te Bayern Munich, shumë shpejt do të jem në 100% të formës, por siç e thashë, nuk mund ta mendoj rikthimin në kombëtare pa folur më parë me trajnerin”, tha Ribery.

Franca gjendet në Grupi A të kampionatit evropian të futbollit së bashku me Shqipërinë, Rumaninë dhe Zvicrën.