LAJMI I FUNDIT:

Profesori amerikan, Ahmad Zargari ligjëratë në UBT

Profesori amerikan, Ahmad Zargari ligjëratë në UBT

Përfaqësuesi i universitetit amerikan, Morenead State University, me seli në Kentucky, Ahmad Zargari – CSTM, Ph.D, njëherësh dekan në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Sistemit të Informacionit brenda këtij universiteti, ka mbajtur të mërkurën një ligjëratë të hapur për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë dhe Shkencave kompjuterike të UBT-së.

Para studentëve pjesëmarrës, që kishin mbushur sallën, profesori Ahmad shpjegoi në mënyrë të detajuar programet që ata i ligjërojnë në universitetin e tyre dhe theksoi rëndësinë që ato kanë për zhvillimin e teknologjisë në SHBA dhe në botë. Ai tha se Morenead State University është një mundësi shumë e mirë për të gjithë studentët, sidomos për të huajt.
Zargar, po ashtu, përmendi edhe faktin se studentët e tyre përfitojnë bursa të cilat u ndihmojnë atyre gjatë kohës sa janë pjesë e universitetit. Shtoi se përfitime të tilla do të kenë edhe studentët e UBT-së, të cilët do të jenë përfitues të programit të shkëmbimit. “ Universiteti ynë ka programe të ngjashme me këto në UBT, prandaj bashkëpunimi do të jetë shumë më i lehtë”, u shpreh ndër të tjera ai.

Profesori Ahmad tregoi se klasët e tyre janë të organizuara në grupe të vogla, me nga 18 studentë dhe se bashkëpunimi mes profesorëve dhe studentëve është shumë i ngushtë, njësoj sikurse edhe në UBT.
Universiteti i Morehead-it ka bashkëpunim me universitete nga vende të ndryshme të botës, si: Kina, Korea Jugore, Franca, Gjermania dhe së fundi edhe Kosova.

“Studentët tanë marrin përvojë dhe njohuri të mëdha në fushën e inxhinierisë e teknologjisë, dhe kur të kthehen në vendet e tyre janë të gatshëm për tregun e punës”, theksoi Zargar.

Ligjëratën, bashkë me një pjesë të stafit akademik, e përcolli edhe rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi. Hajrizi u shpreh shumë i kënaqur me bashkëpunimin midis dy universiteteve dhe tha se mundësia e ofruar do të shfrytëzohet nga studentët e UBT-së. Rektori shfaqi shpresën se studentët e UBT-së që do të dërgohen atje, do të arrijnë sukses të madh dhe do të kthehen me përvoja e njohuri të reja.

“Qëllimi i universitetit tonë është që studentët tanë të arrijnë sa më tepër suksese, teksa ky bashkëpunim ka hapur rrugë suksesesh”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Arkat fiskale kalojnë në formën digjitale, Murati: Mjafton një laptop dhe një printer termik që një biznes të lëshojë kuponë fiskalë

Arkat fiskale kalojnë në formën digjitale, Murati: Mjafton një laptop dhe një printer termik që një biznes të lëshojë kuponë fiskalë

Ekonomi
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Ekonomi
Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë

Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë

Ekonomi
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian

Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian

Ekonomi
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Ekonomi
Kalo në kategori