LAJMI I FUNDIT:

Consumer Reports: Galaxy S7 dhe S7 Edge janë telefonat më të mirë për momentin

Consumer Reports: Galaxy S7 dhe S7 Edge janë telefonat më të mirë për momentin

Samsung kohët e fundit lansoi modelet e reja të telefonave të saj Galaxy S7 dhe S7 Edge, dhe të dyja modelet e reja vijnë me një varg të përmirësimeve mbi modelet e mëparshme të Galaxy S6.

Me sa duket këto përmirësime e kanë ndihmuar Samsung ta përmirësojë telefonin e saj më të ri në mënyrë të konsiderueshme, pasi vlerësimet e fundit nga Consumer Reports e ka cilësuar Samsung Galaxy S7 si telefonin më të mirë të momentit.

Sipas ConsumerReports, Galaxy S7 dhe S7 edge sjellin memorien që mund të zgjerohet, si dhe funksionin e ri që i bën këto modele rezistente ndaj ujit. Bateria e telefonit cilësohet si e shkëlqyeshme, bashkë me shumicën e karakteristikave të tjera.


Mu për këtë, sipas vlerësimeve, ky mund të mos jetë vetëm telefoni më i mirë i Samsung, por edhe telefoni më i mirë në përgjithësi.

Në Kosovë, në ditën e lansimit global të bërë nga Samsung, modelet e reja të telefonave të linjës S7 janë lansuar dhe kanë filluar të shiten nga Gama Electronics, si përfaqësues ekskluziv dhe nga operatori mobil IPKO.

Në trend Teknologji

Më shumë
iPhone 17 Slim i Apple do të ketë një lloj të ri ekrani OLED

iPhone 17 Slim i Apple do të ketë një lloj të ri ekrani OLED

Teknologji
A po përgjohen telefonat tanë, pa e ditur ne?

A po përgjohen telefonat tanë, pa e ditur ne?

Teknologji
Policia gjermane mbylli një

Policia gjermane mbylli një "platformë kryesore të pornografisë së fëmijëve", arrestoi gjashtë të dyshuar

Teknologji
SHBA-ja lejon Starlink të sigurojë mbulim në zonat e goditura nga uragani

SHBA-ja lejon Starlink të sigurojë mbulim në zonat e goditura nga uragani

Teknologji
Padi nga disa shtete në SHBA për TikTok, për 'shkatërrim' të shëndetit mendor të adoleshentëve

Padi nga disa shtete në SHBA për TikTok, për 'shkatërrim' të shëndetit mendor të adoleshentëve

Teknologji
​Kompanitë kosovare nuk mund të ekspozojnë produktet e tyre në Apple dhe Google

​Kompanitë kosovare nuk mund të ekspozojnë produktet e tyre në Apple dhe Google

Teknologji
Kalo në kategori