LAJMI I FUNDIT:

Billboard shkruan për Erën – paralele me Rihannan dhe Sian (Video)

Billboard shkruan për Erën – paralele me Rihannan dhe Sian (Video)

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Era Istrefi, është ylli i fundit që ka tërhequr vëmendjen e Patrick Moxey – nis shkrimin Billboard. Themeluesi dhe presidenti i Ultra Music thotë se për herë të parë është njohur me muzikën e Erës në YouTube, ku e ka ndjekur hitin e saj “Bonbon”.

“Bonbon” shumë shpejt u bë e pëlqyer dhe u shikua mbi 30 milionë herë në YouTube, në këtë mënyrë filluan krahasimet e zërit të Erës me Rihannan dhe Sian.


“Mendoj se është gjë e shkëlqyer që Rihanna dhe Sia janë pika referimi, por ajo që më duket shumë origjinale për këtë këngë është ndjenja e Evropës Lindore, thuajse orientale. Kalimi i saj nga anglisht në shqip dhe anasjelltas, është mbresëlënës… shumë special. Nuk mund ta krahasosh me asgjë tjetër”, ka theksuar Moxey.

Duke përmendur suksesin e madh të këngës, Era shprehet: “Kam besuar se një ditë bota do ta dëgjonte muzikën time, por nuk kam pritur që ‘Bonbon’ të ishte ajo këngë, sidomos për faktin se teksti është në shqip”.

Dhe çfarë do të ndodhë në vazhdim me Erën? Ajo vazhdon të jetë ambicioze: “Të jetoj ëndrrën time”.

Ndërkaq, Moxey shton: “Jemi të përkushtuar të bëjmë një album dhe jemi shumë entuziastë për ta ngritur si artiste, shumë më tepër se një këngë të vetme. Ajo do të udhëtojë në Los Angeles në prill për të punuar me kompozitorë të ndryshëm”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori