LAJMI I FUNDIT:

Kosova fton Vedat Muriqin

Kosova fton Vedat Muriqin

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka planifikuar që ta ftojë për herë të parë në Përfaqësuesen A, futbollistin që po shkëlqen në Ligën Dytë të Turqisë, Vedat Muriqin.

Është ndihmësi i përzgjedhësit, Albert Bunjaku, Muharem Sahiti, ai i cili e ka konfirmuar lajmin.


Sipas Sahitit, Muriqi që aktivizohet me Giresunsporin (ka realizuar 16 gola), ka qenë në listë për t’u ftuar që në këtë muaj, por një gjë e tillë ishte e pamundur pasi që Kosova nuk gjeti kundërshtar për miqësore.

“Vedat Muriqin e kemi përcjellur tash e një kohë dhe i dimë shumë mirë aftësitë e tij pasi që edhe më parë ka qenë pjesë e grupmoshave të Përfaqësueses dhe gjithashtu ka qenë pjesë e Lirisë së Prizrenit. Ka qenë në listë për miqësoren e marsit, por që nuk gjetëm kundërshtar”, ka thënë Muharrem Sahiti për emisionin ‘Koha Shtesë’ në ‘Supersport Kosova’, transmeton Gazetaolle.com.

Muriqi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Teutën e Durrësit, ekip në të cilin kaloi me ndërmjetësimin e menaxherit të mirënjohur nga Prishtina, Hashim Vitia.

Muriqi është 21-vjeçar derisa ka edhe disa paraqitje me Kombëtares shqiptare U-21. Kohë më parë është thënë se ai mund të ftohet edhe nga Kombëtarja e Turqisë.