LAJMI I FUNDIT:

Rriten ‘krisjet’ te Milani, Menez refuzoi të luajë

Rriten ‘krisjet’ te Milani, Menez refuzoi të luajë

Jeremy Menez ka refuzuar të luajë për Milanin në ndeshjen kundër Lazios – bën të ditur La Gazzetta dello Sport.

Sulmuesi francez u inkuadrua në minutën e 84 në ndeshjen që Rossonerët e luajtën baras (1-1).


Mirëpo, lojtari kishte refuzuar të dalë në nxehje për shkak të minutazhit të vogël që i është dhënë.

Bëhet e ditur se krahu i djathtë i Sinisa Mihajlovicit, Nenad Sakic, ka arritur ta bindë që të futet në lojë.

“Ka mbetur edhe një çerek ore lojë për t’u luajtur, jo vetëm një minutë”, citohet t’i ketë thënë Sakic.

“Nëse ai nuk dëshiron të luajë, do të merrem unë me të”, besohet të ketë qenë komenti i trajneri. /Telegrafi/