LAJMI I FUNDIT:

E injoroi vet, tani De Biasi thotë se Tarashaj nuk mendon për kombin e tij

E injoroi vet, tani De Biasi thotë se Tarashaj nuk mendon për kombin e tij

Njëri nga lojtarët më të mirë aktualisht shqiptarë në Evropë, Shani Tarashaj edhe zyrtarisht do të luaj për Përfaqësuesen e Zvicrës.

Djaloshi i talentuar nga Prizreni, kishte qenë i gatshëm të luajë për Shqipërinë, mirëpo një deklaratë e De Biasit muaj më parë se Tarashaj ka refuzuar kombëtaren nuk i ka pëlqyer fare 20-vjeçarit.

Muaj më parë për ‘Blick’, De Biasi kishte deklaruar: “Unë kam folur me Tarashajn. Ai më tha se nuk do të mendojë për momentin mbi çështjen e kombëtares. Nëse dikush nuk e ka vullnetin e menjëhershëm, atëherë ai nuk përbën më interes për mua”, kishte thënë De Biasi duke ia mbyllur dyert e kombit një talenti të madh siç është Shania.


Por i menjëhershëm kishte qenë deklarata e futbollistit, i cili foli për Telegrafin duke demantuar De Biasin dhe duke i thënë se nuk mund të bëhet më shqiptar se ai.

“Në kohën kur më ka kontaktuar trajneri De Biasi, kam qenë shumë i angazhuar në klub pasi më është dhënë rasti për të luajtur titull dhe kam dashur të fokusohem vetëm në klub për ta mbajtur formën. Gjithashtu kanë qenë disa procedura të ushtrisë që jam duke e kryer dhe kamë qenë jashtëzakonisht i ngarkuar në ato kohë dhe nuk është e vërtetë që unë i kam kthyer përgjigje negative De Biasit. Unë nuk ia kam mbyllur derën Shqipërisë por as Shqipëria nuk ma ka mbyllur mua derën, kjo është vetëm dëshirë e trajnerit italian De Biasi. Ai nuk mund të bëhet më shqiptar e më patriot se unë pasi kam shumë anëtarë të familjes që kanë luftuar për këtë tokë dhe këtë vend dhe nuk mund të ma ndaloj askush fanellën e Shqipërisë apo Kosovës. Jam rritur me dashuri ndaj vendlindjes sime dhe atë dashuri nuk mund të ma shuaj një italian”, kishte deklaruar  Tarashaj për Telegrafin muaj më parë duke iu përgjigjur De Biasit.

Por refuzimi i De Biasit bëri që Tarashaj ta pranojë ftesën e Zvicrës, dhe humbja e një talenti të madh siç është Shania është faji ekskluziv i trajnerit italian të Kombëtares i cili sot ka dhënë edhe një deklaratë tjetër për Tarashajn.

“Mua nuk më interesojnë lojtarët që nuk mendojnë për kombin e tyre, ndaj nuk kam si t’i llogaris këta lloj futbollistësh. Secili bën zgjedhjen e tij dhe ne jemi te detyruar ta pranojmë”, ka deklaruar De Biasi gjatë ditës së sotme.

Tani futbollisti do të jetë pjesë e Zvicrës, mirëpo tifozët shqiptarë duhet ta presin muajin maj për të parë zgjedhjen përfundimtare të Tarashajt, nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e Zvicrës apo do t’i bashkohet Kosovës pas pranimit në FIFA dhe UEFA. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Çfarë duhet të dini për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Çfarë duhet të dini për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Përfaqësueset
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ndërkombëtare
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Përfaqësuesja e Kosovës
Neymar i përgjigjet Rodrit pas komenteve ngacmuese që bëri ai për Viniciusin

Neymar i përgjigjet Rodrit pas komenteve ngacmuese që bëri ai për Viniciusin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori