LAJMI I FUNDIT:

Albin Kurti në Kongresin e Partisë Socialiste

Albin Kurti në Kongresin e Partisë Socialiste

Ndër shumë të ftuar të tjerë nga Partia Socialiste për kongresin e partisë është edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ndërsa në Pallatin e Kongreseve po bëhen përgatitjet e fundit për kongresin e Partisë Socialiste, me organizatorët që kanë vendosur që koreaografia dhe të gjitha përgatitjet të jenë surprizë.

Banderola në hyrje të godinës, e cila do t’u urojë mirëseardhjen delegatëve, është mbuluar me të bardha, por Top Channel ka mësuar se në të shkruhet motoja e këtij kongresi, “PS, për Shqipërinë e gjeneratës tjetër”.


Do të jenë 1.460 delegatë, shumica e të cilëve do të marrin pjesë për herë të parë në një kongres, ku do të dëgjojnë debatet e socialistëve të rinj e të vjetër, që do të karakterizojnë punimet e këtij eventi.

Top Channel ka publikuar axhendën e kongresit dhe 2 janë pikat kryesore: fjala përshëndetëse e kryetarit Edi Rama dhe diskutimet për ndryshimet statutore që pritet të votohen.

Deputeti Ben Blushi pritet të mbajë një fjalim dhe po ashtu mbështetësit e tij, që do të kundërshtojnë propozimin e Ramës për mbajtjen e referendumi për ligjshmërinë e mandatit të tij në krye të PS.

Ndërkohë, një burim nga PS ka sqaruar për Top Channel se kryeministri Rama ka shkruar një fjalim të gjatë që do të fokusohet në të ardhmen e PS dhe çfarë duhet të bëjë ajo për zgjedhjet e vitit 2017.

Në trend Lajme

Më shumë
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Lajme
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Kalo në kategori