Mospastrimi i listës zgjedhore në Maqedoni, vë në pikëpyetje zgjedhjet
Organizatat joqeveritare të cilat ndjekin proceset zgjedhore në Maqedoni, thonë se shkelja e afateve të parapara sa i përket kryqëzimit të të dhënave nga shumë institucione për pastrimin e listës zgjedhore, vë në pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve në afatin e caktuar, më pesë qershor, njofton REL.
Përderisa nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bëjnë të ditur se pas miratimit të raportit të punës që ka të bëjë me azhurnimin e listës së votuesve pas kontrollit përmes kryqëzimit të të dhënave nga shumë institucione të vendit, menjëherë do të fillohet me kontrollin në teren.
“Në bazë të pyetësorëve të cilat jemi duke i realizuar jemi shumë afër që të gjitha anomalitë të cilat kanë ekzistuar në listën e votuesve deri më tani duke aplikuar metodologjinë e kryqëzimit të të dhënave dhe kontrollit në teren, të eliminohen të gjitha dilemat dhe në fund, atë që ne do ta shpallim si listë të votuesve të jetë e besueshme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë” thotë për Radion e Evropa e Lirë, Subhi Jakupi, nënkryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Ai shprehet i bindur se zgjedhjet mund të mbahen më pesë qershor, duke theksuar se ka kohë të mjaftueshme për shmangien e të gjitha anomalive të cilat shfaqen në listën e votuesve pa dashur të precizojë numrin e tyre.
“Gjithsesi se po ngase nga rezultatet përfundimtare me të cilat ne disponojmë si institucion nuk do të kemi ndonjë numër alarmant të atyre që janë pjesë e listës zgjedhore e për të cilët do të duhet të verifikohen të dhënat edhe në teren andaj besojmë se këtë proces shumë shpejtë do të mund ta përmbyllim”, thekson Subhi Jakupi, nënkryetar i Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve.
Po me këtë qëndrim nuk pajtohen njohësit e çështje politike si dhe organizatat joqeveritare të cilat në fokus të aktiveteve të tyre kanë monitorimin e proceseve zgjedhore.
Xhabir Deralla nga organizata joqeveritare “CIVIL” e cila ka qenë më e zëshme sa i përket parregullsive gjatë proceseve zgjedhore në Maqedoni, dhjetë viteve të fundit, thotë se pas informatave të para të cilat “’rrodhën” po nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në media dhe sektorin civil, në pah dolën më shumë anomali, duke filluar nga ajo se në listën zgjedhore ka mbi 100 mijë votues fiktiv.
“Me vite kemi theksuar se lista e votuesve në Maqedoni është në një gjendje katasrofale, por kjo që tani shohim është se gjendja është shumë e keqe sa i përket azhurnimit të të dhënave, madje ka tejkaluar të gjitha analizat dhe parashikimet tona në aspektin negativ”.
“Kemi të bëjmë me një situatë dramatike, dhe është koha e fundit që të gjitha institucionet shtetërore të cilat obligohen me ligj të krijojnë kushte për realizimin e zgjedhjeve sipas kritereve që kërkohen nga bashkësia ndërkombëtare dhe më vonë të mendohet për datën e zgjedhjeve”, thekson Xhabir Deralla.
Edhe Temellko Ristevski, njohës i çështjeve politike, ligjërues i administratës publike në Universitetin Evropian në Shkup, konsideron se nevojitet më shumë hapësirë kohore për t’u pastruar lista e votuesve e cila siç është shprehur, është më shumë se kaotike.
“Afati i përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor është i shkurtë. Megjithatë nëse për këtë gjë do të angazhoheshin të gjitha institucionet përkatëse edhe mund të arrihet që të përfundojë me sukses i gjithë procesi për të pasur një listë të mirë zgjedhore”, thotë Ristevski.
Në pastrimin e listës zgjedhore krahas ekspertëve të vendit janë të angazhuar dhe ekspertë ndërkombëtarë.
Ndërkohë përfaqësuesit diplomatik në Maqedoni, disa herë kanë theksuar se pa u pastruar lista zgjedhore nuk mund të krijohen kushte për një proces zgjedhor të besueshëm./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë