LAJMI I FUNDIT:

Amerika, BE dhe Franca me qëndrim negativ ndaj vendimeve të ”Gjykatës Kushtetuese”

Amerika, BE dhe Franca me qëndrim negativ ndaj vendimeve të ”Gjykatës Kushtetuese”

Ndërkombëtarët thellojnë gjuhën e kritikave ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i jep të drejtë të plotë presidentit të falë mashtruesit zgjedhorë. Sipas ambasadave të huaja në Maqedoni, Gjykatat bien ndesh me vetveten dhe praktikat e deritanishme, ndërkohë që pandëshkueshmëria e mashtrimeve zgjedhore, bën që të bien në ujë përpjekjet e mëdha për zgjedhje korrekte, për punën e Prokurorisë Speciale dhe në fund, për vetë procesin e Përzhinës.
“Shpejtësia e veprimit të Gjykatës kushtetuese dhe dhënia e vendimit në mënyrë jo-transparente përbëjnë një akt jashtëzakonisht të paprecedent. Vendimet e Gjykatës janë në kundërshtim me vetë procedurat e saj. Institucionet e Maqedonisë duhet të demonstrojnë angazhim për përmbushjen e standardeve evropiane, përfshi seriozitet rreth frenimit, zbulimit, dhe në rastet kur vërtet ka ndodhur, ndëshkim ndaj mashtrimit elektoral. Fatkeqësisht shumë në Maqedoni e interpretojnë kohën e marrjes së këtij vendimi, mbylljen e dyerve si dhe natyrën e vendimin e gjykatës si një akt mosndëshkimi ndaj abuzimeve elektorale. Kjo nuk i ndihmon ndërtimit të besimit të qytetarëve ndaj sistemit”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së, njofton Alsat-M.

Edhe ambasadori i BE-së Aivo Orav theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ndikon në zhvillimin e proceseve politike, përkundrazi, përbën kundërveprim ndaj përpjekjeve për çlirimin e vendit nga kriza.
“Çdo mekanizëm për mosndëshkimin e veprave penale që kanë të bëjnë me zgjedhjet, përbën kundërveprim ndaj përpjekjeve të vendit dhe komunitetit ndërkombëtar, në drejtim të krijimit të kushteve për zgjedhje të besueshme. Një veprim i tillë është në kundërshtim me vendimin e Kuvendit dhe të gjitha partive politike për të krijuar një Prokurori Speciale për të shqyrtuar dhe ndjekur penalisht akuzat, përfshi edhe shkeljet nga zgjedhjet e mëparshme”, thanë nga Ambasada e BE-së.
Ndërkohë ambasadorja e Francës e ka cilësuar po ashtu vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese si një akt drejt humbjes së besimit të qytetarëve në institucionet e vendit.

“Vendimin që miratoi Gjykata Kushtetuese, para dhe pas kësaj, paraqet shumë keqkuptime. E gjithë kjo na çon në konkluzionin se qytetarët do të humbasin besimin tek institucionet, aq më tepër ndaj Gjykatës Kushtetuese që është mbrojtësi më i lartë i Kushtetutës”, deklaroi Laurence Auer, Ambasadore e Francës.


Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuiese pati një sërë reagimesh edhe nhga ekspertët, të cilët tjanë se gjykatat janë ngulfatur nga pushteti dhe punojnë në funksion të pushtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori