LAJMI I FUNDIT:

Tahiri me Avramopoulos: Shqipëria gati të ndihmojë refugjatët

Tahiri me Avramopoulos: Shqipëria gati të ndihmojë refugjatët

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Saimir Tahiri ndodhet në konferencë me Komisionarin e BE për migrimin, Avramopoulos.

“Pas vizitës në Bruksel dhe pas ftesës që i bëmë mikut tim dhe mikut të Shqipërisë, Avramopoulos patëm fatin ta kemi këtu për të diskutuar për çështje që janë platforma e diskutimit mes Shqipërisë dhe BE. Afirmuam të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Patëm pikëpamje për reformat e qeverisë që tregojnë vendosmërinë për të ndërmarrë hapa shtetformues për drejtësinë, krimit të organizuar, luftës kundër narkotikëve dhe krijimit të një mjedisi më të sigurt për Shqipërinë dhe për vendet e rajonit”, tha ministri Tahiri.

Sipas tij janë shkëmbyer ide dhe iniciativa sa i përket bashkëpunimit me institucione të veçanta si Europol, për ta bërë rajonin më të sigurt dhe për të pasur një ndihmë për kapacitetet dhe burimet njerëzore në polici.


“Afirmuam sukseset për hetimet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit si një prioritet i Shqipërisë.Diskutuam për emigrantët e cila është një shqetësim dhe një emergjencë humanitare që i bën thirrje vlerave tonë dhe solidaritetit mes popujve në raste të tilla”, tha Tahiri.

Ministri i Brendshëm tha se Shqipëria është e gatshme të bëjë detyrat dhe të mbaje përgjegjësitë e veta, si një përpjekje në kuadër të një plani evropian. /Telegrafi/