LAJMI I FUNDIT:

Toure nuk shkon te ndonjë klub tjetër anglez

Toure nuk shkon te ndonjë klub tjetër anglez

Agjenti i Yaya Toures ka konfirmuar se klienti i tij nuk do të luaj më në Angli nëse largohet nga Manchester City.

Dimitry Seluk ka konfirmuar se së shpejti Toure do të bisedojë me zyrtarët e klubit rreth vazhdimit të kontratës apo largimit.


”Në javët e ardhshme ne do të vendosim nëse Yaya do ta vazhdoj kontratën me Cityn apo do të shkoj te ndonjë klub tjetër”

”Nëse ai largohet sigurisht që nuk do të luaj te ndonjë klub tjetër anglez. Tifozët e duan Yayan, por edhe ai i do ata. Ai nuk dëshiron të luaj kundër Cityt me një klub tjetër anglez”, u shpreh agjenti i lojtarit, Dimitry Seluk.