LAJMI I FUNDIT:

LSDM dhe VMRO-DPMNE, akuza dhe kundër akuza

LSDM dhe VMRO-DPMNE, akuza dhe kundër akuza

LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë shmëbyer akuza dhe kundër akuza në lidhje me vjedhjen e zgjedhjeve dhe se kush frikësohet të humb në zgjedhje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

LSDM-ja thotë se lideri i VMRO-DPMNE-së ka pranuar vjedhjen e zgjedhjeve dhe se Gjykata Kushtetuese do t’i falë këto vepra pelale, prandaj edhe u propozua kjo iniciativë, si edhe u realizua menjëherë.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE akuzon se kundërshtarët politik të tyre bëjnë trysni ndaj Gjykatës Kushtetuese sepse lideri i LSDM-së nuk ka kapacitet që të pranojë humbjen në zgjedhje për shkak të paaftësisë së tij, prandaj kjo parti e politizon popullin me dhunë dhe e drejton kah rënimi i institucioneve të shtetit dhe sistemit.


VMRO-DPMNE thotë se partia LSDM ka bërë trysni të ngjashme edhe në vitin 2009 ndaj Gjykatës Kushtetuese, kur i kundërshtuan ndryshimet ligjore të propozuara nga VMRO-DPMNE-ja./Telegrafi/