LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: Dikur terrorist më quajti Vuçiqi, tash më quan Driton Çaushi

Gecaj: Dikur terrorist më quajti Vuçiqi, tash më quan Driton Çaushi

Zëvendësministri i Administrimit Publik, Bajram Gecaj ka thënë të mërkurën se lehtësia me të cilën sot etiketohen, shahen e përbalten njerëzit pa kurrfarë argumenti, pa kurrfarë dëshmie, ka krijuar një fenomen të ri në Kosovë.

Ai shkruan në rrjetin sociale Facebook se të merresh me këtë lloj njerëzish rrezikon të bëhesh si ata, por të mos i dalësh atyre përball rrezikon t’i japësh justifikim shpifjeve të tyre.

“Në jetën time dy herë u etiketova si terrorist. Si të tillë për herë të parë, në një debat televiziv në BBC, më kishte etiketuar Aleksandar Vuqiq, kryeministër i tanishëm i Serbisë dhe atëherë ministër i Informatave në regjimin e kasapit te Ballkanit, dhe tani Diton Çaushi, nënkryetar i Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV). Në të dy rastet, si i tillë isha etiketuar dhe për të tillë më kanë kualifikuar, jo për veprimet që i kam bërë, por për atë që kam thënë”, shprehet Gecaj.


“Herën e parë kjo ndodhi në kohën kur makinerinë vrastare të regjimit të Millosheviqit, e cila masakronte një popull të tërë, unë e kundërshtoja me fuqinë e fjalës dhe argumentit, duke qenë i ftuar në emisionet e televizioneve më me renome botërore, si CNN, BBC, NBC, ABC, SKY…etj. Ndërsa tani, për terrorist po më akuzon nënkryetari i LAV, lëvizje kjo e cila na hedhë gaz lotsjellës, ve, sprej, gurë e kubëza, si dhe na sulmon me koktej molotovi pronën tonë publike e private”.

“E ftoj këtë ‘çaush’, këtë oficer në ushtrinë e shpifësve, të heqë dorë nga bindja se sa më shumë që etiketon aq më shumë fiton. E ftoj që t’ia vërë gishtin kokës e të largohet nga rruga e paudhë, nga rruga e dhunës ndaj institucioneve, për të cilat është derdhë mund, djersë e gjak, duke përfshi edhe atë të babait të tij, njërit ndër intelektualët e shquar dhe aktivistët e devotshëm të çështjes kombëtare, profesori dhe miku im personal, i cili nga gjuha që përdoret sot në komunikim politik dhe mungesa e zotnillëkut në sjellje e veprime, do të zhgënjehej larg më shumë se unë nga këto shpifje për terrorizëm”, shprehet ndër të tjera, Gecaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Lajme
Aksioni në

Aksioni në "Pallatin e Rinisë, deklarohen nga ndërmarrja: Po bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse

Lajme
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Lajme
Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kronika e Zezë
Tahiri: LVV ka shthurje të numrave në Kuvend, se çka deklaron Kurti nuk duhet të merret seriozisht

Tahiri: LVV ka shthurje të numrave në Kuvend, se çka deklaron Kurti nuk duhet të merret seriozisht

Lajme
Kalo në kategori