LAJMI I FUNDIT:

Nikoliq i dhuron princit Charles librin serb për Kosovën (Foto)

Nikoliq i dhuron princit Charles librin serb për Kosovën (Foto)

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq, i ka bërë gati dhuratat për princin britanik Charles kur ky i fundit të vizitojë Beogradin të mërkurën.

Siç njofton zyra e Nikoliqit, i pari i serbëve do i dhurojë princit nga Britania një libër për siç thuhet “trashëgiminë kristiane të Kosovës”.


Në nën titullin e kësaj monografie që është në gjuhën angleze, dhe do të jetë në duar të Charles shkruhet ”zemra historike dhe shpirtërore e popullit serb” duke iu referuar Kosovës.

Princi britanik Charles dhe dukesha e Cornwall-it, Camilla kanë nisur turneun ballkanik dy ditë më parë në Kroaci.

Çifti mbretëror do të qëndrojë sot dhe nesër në Serbi, ndërkaq, Malin e Zi do ta vizitojnë më 18 mars.

Vizitat e këtij turneu ballkanik ata do t’i përmbyllin në Kosovë, më 19 mars, transmeton Klan Kosova.

Përndryshe kjo do të jetë vizita e dytë e Princit të Uellsit në Kosovë, pasi ai vizitoi Kosovën në vitin 1999, ndërsa vizita e parë për Dukeshën e Cornwall-it.

libri

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori