LAJMI I FUNDIT:

Simeone: Nuk i ushtruam penaltitë

Simeone: Nuk i ushtruam penaltitë

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka thënë se skuadra e tij nuk i ka ushtruar asnjëherë penaltitë.

Juanfran shënoi penaltinë e tetë për Atleticon që në fund fituan 8-7 kundër PSV –së, pasi dy ndeshjet ishin mbyllur 0-0 .

“Ne nuk i ushtrojmë penaltitë, pasi nuk ka kuptim. Asistenti German Burgos zgjodhi lojtarët që gjuajtën kundër Bayer Leverkusenit vitin e shkuar dhe ata që gjuajtën sot. Duhet ta urojmë atë”.


“Ishte e vështirë edhe vitin e shkuar, por edhe sonte pasi nuk ishte e thjeshtë. Ishte si ndeshje shahu”.

Atletico është bërë skuadra e dytë spanjolle që ka kaluar në çerekfinale, ndërsa pritet që sonte tu bashkëngjitet edhe Barcelona. /Telegrafi/