LAJMI I FUNDIT:

A e keni pritur këtë shkëmbim Real-Chelsea?

A e keni pritur këtë shkëmbim Real-Chelsea?

Eden Hazard ishte ylli i padiskutueshëm i Chelseat deri para pak muajsh, ndërsa edhe James Rodriguez erdh me buje te Real Madridi. Këta dy lojtarë mund të ndërrohen kokë për kokë.

Belgu nuk ka shënuar gol prej 53 orësh futboll dhe rënia e tij ka qenë e frikshme, aq sa tashmë gjithë tifozët e Chelseat janë të bindur se futbollisti kërkon të largohet dhe po bën gjithçka për të bindur klubin që ta shesë.

Edhe Chelsea është lodhur nga loja e dobët e mesfushorit, i cili shpesh ka kërkuar edhe zëvendësime për probleme fizike, ndaj tashmë kërkohet një rrugëdalje dhe duket se ajo është në Madrid.


den hazard 1

Reali nuk shqetësohet nga forma aktuale e Hazardit dhe e sheh si një përforcim ideal për sezonin e ardhshëm.

Chelsea është i vendosur të përfitojë nga kjo, duke kërkuar në këmbim mesfushorin James Rodrigez.

Ashtu si Hazard, edhe kolumbiani ka vuajtur këtë sezon dhe ndoshta do ta priste me entuziazëm kalimin në Angli. /Telegrafi/

james roidroguez