Këtë vit, Asociacioni Italian i Arkitekturës dhe Kritikës, përmes arkitektës dhe këshilltares kosovare – Vjollca Limani-Xhemaj, i ka përzgjedhur katër studio kosovare të arkitekturës si më të mirat në vendin tonë.
Në listën e ngushtë të studiove më të mira kosovare të arkitekturës janë përzgjedhur Paçarizi Architects, Urban Plus, Murseli Architects + Partners dhe Anarch.
Më tej, kompania fituese nga Kosova do të prezantohet edhe në Bienalen e Arkitekturës në Venedik, si përfaqësuesja më e mirë e arkitekturës së vendit tonë në Evropë.
Kompanitë fituese do të prezantohen në një libër të ri që do të botohet nga Asociacioni Italian, së bashku me rreth 40 kompani tjera evropiane të arkitekturës, të cilat po e ndryshojnë botën dhe pamjen e saj, me punën dhe projektet e tyre.
“Ne do ta publikojmë një libër i cili do të fokusohet në gjetjen e praktikave më inovative evropiane që po e ri-formësojnë botën në mënyrë të mençur” thuhet në njoftimin e AIAC.
“Qëllimi ynë është që ta publikojmë një libër me punën e 30-40 firmave evropiane të arkitekturës, për çdo shtet nga një. Më pas, raporti i plotë do t’i prezantojë arkitektët të cilët me punën e tyre po e ndërtojnë të ardhmen e arkitekturës” vazhdon më tej njoftimi.
Deri më tani, Kosova është prezantuar në faqen zyrtare të AIAC me projektet e Urban Plus, Anarch si dhe Murseli Architects + Partners.
Bashkë-themeluesja e UrbanPlus, Ardita Byci-Jakupi ka thënë se është tejet e rëndësishme që Kosova të marrë pjesë në këtë garë, dhe të jetë pjesë e hartës evropiane të arkitekturës.
“Kjo garë ia mundëson Kosovës që të jetë pjesë e hartës evropiane të arkitekturës, prandaj pjesëmarrja në këtë raport është e rëndësishme. Unë po shpresoj që UrbanPlus të jetë një kandidat i fortë, sepse ne për shumë vite rresht jemi munduar që të kontribuojmë në zhvillimin e planifikimit urban, modernizimit të arkitekturës kosovare si dhe në ndërtimin e koncepteve të arkitekturës së qendrueshme. Këto koncepte të arkitekturës bashkëkohore, ne jemi munduar t’i përfshijmë në pothuajse çdo projekt në të cilin jemi angazhuar” ka thënë Byci-Jakupi.
Studioja e arkitekturës dhe planifikimit urban – “Urban Plus” është prezantuar me projektin e shkollës Model, ndërsa Anarch është prezantuar me projektin e ndërtesës së televizionit Klan Kosova. Në faqen e PresS/TInternational është prezantuar edhe puna e studios kosovare Murseli Architects + Partners me projektin Family Villa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIndia, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp