Për 3 vite të qeverisjes Shpend Ahmeti, Agim Bahtiri, Mimoza Kusari e kryetar tjerë të komunave kanë mbyllur qindra biznese e kanë lënë mijëra qytetarë të papunë.
Të dhënat e siguruara nga Administratës Tatimore të Kosovës për numrin e qytetarëve të vetëpunësuar në bazë të komunave dhe bizneseve shihet se vetëm në komunën e Zubin Potokut ka pasur rritje të punësimit në këtë kategori. Në të gjitha komunat tjera numri i atyre që kanë zgjedhur të krijojnë punë për vete dhe paguajnë tatime ka shënuar rënie në vazhdimësi që nga viti 2013.
Nga 46,457 persona të vetëpunësuar dhe që kanë paguar taksa në ATK sa ishin në vitin 2014, një vit më vonë ky numër ka rënë në 42,131 veta.
Në bazë të këtyre dokumenteve, për vetëm një vit 4,326 qytetarë kanë humbur vendin e punës në të gjitha komunat e Kosovës, raporton Gazeta Fjala.
Në këto të dhëna nuk hyjnë të punësuarit e tjerë, të cilët punojnë qoftë në sektorin publik apo janë të angazhuar në ndërmarrje tjera private, e numri i të cilëve sillet rreth 300 mijë persona. Më shumë të vetëpunësuar para tre viteve se sa tani
Në dhjetor të viti 2013, Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje, i fitoi zgjedhjet komunale në komunën e Prishtinës. Në atë kohë banorëve të Prishtinës që e votuan atë, iu kthye shpresa se në kryeqytet do të ndodhin ndryshime, përfshirë këtu edhe numrin e punësimit. Në dokumentet e siguruara nga Gazeta Fjala për vitin 2015, në komunën e Prishtinës numri i të vetëpunësuarve ka qenë rreth 8 mijë e 185 persona.
Shifër kjo më e ulët për 911 persona se sa ajo e vitit 2014 ku numri i të vetëpunësuarve ishe 9 mijë e 96 persona.
Dokumentet paraqesin se qeverisjen e tij Ahmeti e mori me rreth afro 10 mijë të vetëpunësuar.
Hiç më mirë nuk qëndron as komuna e Gjakovës që udhëhiqet nga AKR-ja. Në këtë komunë numri i të vetëpunësuarve për vitin 2015 ka rënë për 307 persona. Në vitin 2014 kjo komunë ka shënuar numrin më të madh të punësimit në këtë kategori që paguajnë tatime në ATK, të cilët ishin 3 mijë e 44 të punësuar. Për vitin 2015 në komunën që udhëhiqet nga Mimoza Kusari vend pune kanë gjetur rreth 2 mije e 737 persona.
Ndërkaq, kryetari që premtoi numrin më të madh të vendeve të punës krahas kolegëve të tij në fushatë elektorale, Agim Bahtiri del se ka vepruar krejt të kundërtën e asaj që kishte thënë, raporton Gazeta Fjala.
Në komunën e Mitrovicës që udhëhiqet nga AKR për një vit numri i të vetëpunësuarve ka rënë për 254 veta. Derisa në vitin 2014 kanë qenë të vetëpunësuar në forma të ndryshme rreth 1 mijë e 970 persona, në këtë komunë për vitin 2015 kjo shifër ka rënë në 1 mijë e 716 të punësuar. Bahtriri qeverisjen e tij e mori me afro 2 mijë të vetëpunësuar që deklarojnë se paguajnë tatime në ATK.
Edhe në komunën e Pejës që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së, në vitin 2014 kanë qenë të vetëpunësuar 2 mijë e 949 persona. E një vit më vonë në këtë komunë kanë qenë 2 mijë e 672 persona, që i bie 277 të vetëpunësuar më pak. Hiq më mirë nuk është gjendja në Komunën e Prizrenit të udhëhequr nga Ramadan Muja i PDK-së.
Në këtë komunë numri i personave që kanë hapur punë për vete për vitin 2015 është 4 mijë e 612 persona. Për vitin 2014 kjo shifër ishte 4 mijë e 978 persona, shkruan Gazeta Fjala.
Komuna e Gjilanit që udhëhiqet nga Lutfi Haziri për vitin 2014 ka deklaruar të vetëpunësuar 3 mijë e 44 persona. Për vitin 2015 kjo shifër ka rënë në 2 mije e 928 persona që i bie se për dy vite ka rënë numri i të punësuarve në këtë kategori për 116 vende.
Në komunën e Klinës që udhëhiqet nga Sokol Bashota i PDK-së, për vitin 2013 numri i të vetëpunësuarve ka qenë 759 persona. Për vitin 2014 ky numër arrinte në rreth 736 të punësuar. Në 2015-ën numri i të vetëpunësuarve në Klinë ka rënë për 28 persona. Të punësuar të tillë për vitin që shkoi kanë qenë rreth 708 persona.
Komunat serbe shënojnë rritje të të vetëpunësuarve
Komuna e vetme kosovare e cila ka shënuar rritje të të vetëpunësuarve është komuna e Zubin Potokut. Në këtë komunë për vitin 2013 rreth 25 persona kanë hapur punë për vete, në vitin 2014 kjo shifër është rritur në 40, e për vitin 2015 numri i të vetëpunësuarve arrin shifrën në 43 persona.
Në komunën e Graçanicës për vitin 2014numri i të punësuarve ka qenë 285 persona të punësuar, për vitin 2015 numri i të vetëpunësuarve arrin më shifrën 270 të punësuar, rreth 15 persona më pak se sa për vitin 2015.
Në Leposaviq për 2014 kanë qenë të punësuar 91 persona, për 2015 kjo shifër ka rënë për 10 persona, në 81 të vetëpunësuar. /GazetaFjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje