LAJMI I FUNDIT:

Kryqëzimi i të dhënave në KSHZ publikohet më 16 mars (Video)

Komisioni shtetëror zgjedhor informon se nga 13 marsi, do të jetë i mbyllur opsioni për lajmërimin e të dhënave të papajtueshme në Listën Zgjedhore në ueb faqen e KSHZ-së. Kjo për shkak se për paraqitjet të arritura është e nevojshme kohë që Komisioni Shtetëror Zgjedhor të mundet t’i përpunojë në mënyrë adekuate, ti krahasojë të dhënat e kryqëzuara dhe të zbulojë cilat nga rastet e paraqitura duhet të jenë lëndë e kontrollit në terren.

“KSHZ informon opinionin se raportin me rezultatet e fituara nga kontrolli i kryqëzuar, do ta shqyrtojë në seancë të hapur më 16 mars, të mërkurën. Menjëherë pas asaj do të fillojnë përgatitjet e aktiviteteve për krahasim të kontrollit në terren”, thuhet mes tjerash në njoftimin e KSHZ-së, njofton Tv Shenja.

Nëpërmjet një komunikate dërguar mediave, ata njoftuan qytetarët që nuk e kanë shfrytëzuar mundësinë e paraqitjes së parregullsive që i kanë hasur në listën zgjedhore, se të njëjtën munden ta bëjnë edhe më tej nëpërmjet zyrave rajonale dhe ato të komisionit shtetëror zgjedhor.


“KSHZ me të gjitha paraqitjet e arritura do të veprojë në mënyrë që një pjesë e njoftimeve të qytetarëve do të jenë lëndë e kontrolleve administrative përmes evidentimit të organeve kompetente, ndërkaq për njoftimin e qytetarëve për gabimet në evidentimin e vendbanimeve, pas vërtetimit të bazave të të njëjtave, do të veprohet pas realizimit të kryqëzimit të të dhënave”, theksohet në komunikatë.

Në komunikatë gjithashtu thuhet më tej se nga dita kur ka filluar të funksionojë ueb aplikacioni, mundësinë për të paraqitur parregullsi e kanë shfrytëzuat rreth 5000 qytetarë, dhe për këtë KSHZ i ka faleminderuar ata për mbështetjen aktive në përpjekjet rreth pastrimit të Listës Zgjedhore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori